Sinani plagoset. Mahiri nuk bie në kurthin e Mehmetit

Intervista - - TELENOVELA -

Mehmeti ia bën të qartë Nexhdetit se detyra e tij është t’i ndezë fitilat zemërimit të Mahirit, në mënyrë që, kur Mehmeti ta urdhërojë që të vrasë Sinanin, të gjitha faktet të çojnë në akuzimin e Mahirit. Nexhdetit i pëlqen shumë ky plan. Ndërsa Songuli me Osmanin janë fshehur në dollap në universitet për shkak të të shtënave, vjen Jasini dhe i gjen aty. Ai zemërohet dhe bëhet xheloz për veprimin e Osmanit dhe në vend që ta falënderojë që mbrojti Songulin, e qëllon me grusht. Songuli zemërohet shumë me të.

Nazifi inatoset me Bulentin pas atyre që dëgjon nga Erdali. Ai shkon te Bulenti dhe i thtë se pas asaj qëq i ka bërë Ilknurit, ai kurrë nuk do ta jaoë aprovimin që vajza e tijtë jetojë sërish me të. Kur e mëson këtë, Ilknuri zemërohet shumë me Erdalin...

Sinani e pret Mehmetin ne shtëpinë e tij dhe i tregon se të nesërmen do të botojë ftesat e dasmës së Mahirit me Feriden. Mehmeti pranon.

Songuli shkon dhe i kërkon të falur Osmanit, duke i thënë se i vjen shumë keq që Jasini u soll në atë mënyrë me të, në vend që ta falënderonte që e ndihmoi të fejuarën e tij. Mahiri me Feriden vihen në kërkim të shtëpisë ku do të jetojnë pasi të martohen, ndërkohë që Kerimja me Safijen dalin për të kërkuar fustanin e nusërisë për Feriden dhe ëmbëlsirat për dasmën e tyre.

Sinani boton në gazetë lajmin e martesës së Mahirit me Feriden, gjë që i zemëron shumë ata të dy. Feridja e këshillon Mahirin të mos sillet me zemërim si gjithmonë, por të shkojnë të ankohen te prokurori, tek i cilli Mahiri ka bërë deklaratën ku e fajëson Sinanin për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit. Kur shkojnë atje, prokurori u thotë se kjo nuk është një çështje për t’u diskutuar sepse Sinani thjesht ka përdorur lirinë e shtypit dhe nuk ka thënë asnjë gënjeshtër. Mahiri ironizon Feriden kur i thotë se gjërat duhet t’ia lënë në dorë drejtësisë dhe shkon vetë te Sinani... Nexhdeti përpiqet të pajtohet me Ajtenin dhe i thotë asaj se po kërkon një këngëtare tjetër në kazino, pasi e ka pushuar Suejdën. Kjo e fundit, nga ana e saj, i thotë Nexhdetit se është shtatzënë me të dhe se duhet ta rrisin bashkë frutin e dashurisë së tyre, ndaj duhet të ndahet sa më parë nga Ajteni.

Pasi ikën nga prokurori, Feridja kthehet shumë e mërzitur në zyrë dhe shikon se aty e pret i ati i cili e uron për ditëlindjen dhe i jep një letër, e cila e prek shumë Feriden, që kupton se ai nuk ka për ta falur kurrë. Pasi ai ikën, asaj i telefonon Jasini, i cili e lajmëron se fill pasi është ndarë prej saj, Mahiri ka shkuar te Sinani dhe e ka rrahur. E shkatërruar, Feridja kthehet në shtëpi, ku e pret e ëma e cila do që të festojë ditëlindjen e saj, por Feridja shkon të flejë, e dëshpëruar, megjithëse Mahiri e pret në lokalin ku kanë lënë takim. Kerimja i thotë se ndoshta ai i ka përgatitur surprizë për ditëlindjen, por Feridja i përgjigjet se ai me siguri nuk e di fare se ajo ka ditëlindjen atë ditë.

Nga ana e tij, Mahiri ka përgatitur gjithçka që ditëlindja e Ferides të jetë e shklëqyer, por duke parë që ajo nuk po vjen i telefonon Ilknurit, që të interesohet se mos Ferides i ka ndodhur diçka. Ilknuri shkon te Feridja dhe i thotë se duhet të shkojë patjetër te Mahiri, pasi ai i ka përgatitur një surprizë. Feridja shkon dhe ata kalojnë një natë të paharruar, gjatë së cilës, Feridja, e dëshpëruar nga njëra anë dhe e lumur nga ana tjetër, pi aq shumë sa dehet... Sinani shkon sërish te Mehmeti dhe i kërkon atij që ta heqin qafe Mahirin sa më shpejt, por Mehmeti ia bën të qartë se kjo është një gjë që e vendos ai. Në këtë mënyrë, Sinani zemërohet dhe i thotë të atit në telefon se tashmë ka ardhur koha që t’i nxjerrin të palarat Mehmetit në gazetë dhe të hakmerren ndaj tij.

Rizai shkon në shtëpinë e Mehmetit në mes të natës, për ta lajmëruar për shkrimin që Sinani do të botojë së shpejti në gazetë. Ai i thotë se shkrimin nuk e ka parë, por e di se titulli do të jetë: “Ministri i Brendshëm është trafikant armësh”. Mehmeti zemërohet pa masë nga ky lajm dhe lajmëron menjëherë Nexhdetin që të nesërmen në orën 12, të shkojë të vrasë Sinanin në zyrën e tij, i ndihmuar nga Rizai, për të hyrë nga dera e jashtme. Ai gjithashtu ngarkon Rizain të bëjë të pamundurën që pikërisht në atë orë, në zyrën e Sinanit të vijë Mahiri, në mënyrë që për vrasjen të akuzohet ai.

Të nesërmen, Nexhdeti e ndalon Mahirin në rrugë, gjoja për ta falënderuar që ndihmoi Ajtenin dhe i thotë atij se pas gjithë atyre që po ndodhin qën- dron Sinani... Feridja shkon në shtëpinë e Mahirit dhe i lutet atij që për asnjë arsye të mos shkojë në zyrat e gazetës për t’u përballur me Sinanin. Ajo i kërkon ndihmë Nazifit që ta bindë të birin dhe ai e bën Mahirin t’i premtojë se nuk ka për të shkuar atje. Atëhere Feridja ikën e qetë për në punë.

Rizai telefonon në shtëpinë e Mahirit dhe i përgjigjet ky i fundit. Rizai i thotë atij se është asistenti i Sinanit dhe se duhet të shkojë patjetër në zyrat e gazetës në orën 12 fiks, pasi po e pret Sinani për një çështje të rëndësishme. Mahiri nuk i tregon askujt për këtë telefonatë dhe niset për te zyrat e gazetës...

Nexhdeti shkon në zyrën e Sinanit dhe e qëllon me thikë. Pastaj, i ndihmuar nga Rizai, del nga dera e jashtme. Fiks në këtë kohë, në dyert e gazetës duket Mahiri, të cilit i kujtohen edhe një herë fjalët e Ferides e të Nazifit dhe, në momentin e fundit, kthehet mbrapsht e nuk futet brenda...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.