Alehandroja takohet me të birin

Intervista - - TELENOVELA -

Më në fund, Monserrati arrin t’i largohet Hoze Luisit dhe të shkojë në dhomën ku e pret Alehandroja. Pas natës së kaluar me të, ajo vendos të ndahet nga Hoze Luisi, por Rozario e pengon, duke i thënë se në fillim duhet të bëjnë një plan.

Aldofoja dhe Jozefina po përjetojnë momentet e para së bashku në kafe, kur vjen Dimitrio, që duket shumë i turbulluar. Adolfoja e fton të ulet me ta, por Dimitrio i thotë se ata nuk kanë asgjë të përbashkët, veç Jozefinës.

Graciela i thotë Rozarios se Alehandroja duhet të largohet sa më parë nga qyteti. Ajo e ofendon Alehandron dhe Rozario e qëllon me shpullë. Hoze Luisi ngul këmbë që Monserrati të bëjë një test shtatzanie, por ajo i thotë se nuk është shtatzënë. Alehandroja nuk heq dorë nga Monserrati dhe është i sigurtë se as Hoze Luisi nuk do ta bëjë këtë, ndaj ai thotë se e vetmja rrugëzgjidhje është që njëri nga ata të dy të vdesë.

Esmeralda ka vendosur të nda- het nga Refugio dhe i kërkon Amelias t’i gjejë një avokat të zotin. Monserrati po bën një plan me Alehandron në shtëpinë e Jozefinës, kur vjen Graciela dhe i gjen duke u puthur. Ata e pyesin se sa para do që të mos tregojë për këtë dhe Alehandroja i premton t’i japë të gjithë trashëgiminë e tij, vetëm e vetëm t’i japë mundësinë që të pastrojë emrin e tij. Graciela pranon.

Rozario dëgjon Hoze Luisin duke i thënë Amelias se kur u martua me Monserratin, e dinte që Alehandroja ishte në koma. Rozario zemërohet dhe i kërkon t’ia përsërisë në sy atë që sapo tha. Ai i thotë se Alehandroja është në koma dhe nuk ka për të ardhur kurrë më.

Hoze Luisi i telefonon spitalit në Argjentinë dhe ata i thonë se Alehandroja nuk është më në koma dhe se ka dalë nga spitali. Ai shokohet.

Sandroja i lutet Gracielës ta pra- nojë sepse ai do vetëm atë dhe Graciela i jep një shpresë. Ajo i thotë se nëse do që të nisin një lidhje së bashku, në fillim ai duhet të gjejë se ku është Maria.

Rozario i tregon Monserratit se çfarë ka dëgjuar të thotë Hoze Luisi. Monserrati zemërohet dhe shkon t’i bërtasë Hoze Luisit. Ai i thotë se kishte dashur ta mbronte, se sapo i kishte telefonuar spitalit në Argjentinë, me qëllim që ta sillte Alehandron në Meksikë dhe atje i thanë se ai kishte dalë. Ajo i thotë se do divorcin, por ai nuk pranon. Në atë moment, vjen Viktori, i cili e përqafon Monserratin, duke bërë sikur është shumë i lumtur që e pa pas kaq kohësh. Ai i thotë Rozarios dhe Monserratit se spitali ia ka hequr aparaturat Alehandros, se ai ka vdekur e trupi i tij është kremuar. Ato bëjnë sikur dëshpërohen, por

Hoze Luisi nuk beson asgjë nga këto...

Kur ai ikën, Viktori u thotë grave se kjo ishte ideja e Alehandros, por Monserrati thotë se nuk ka ndërmend të bëjë këtë lojë dhe se do të shkojë të flasë vetë me Hoze Luisin. Ndërkohë, ajo e dëgjon atë duke i treguar në telefon Refugios gjithçka që ka ndodhur. Hoze Luisi vendos të hetojë se ku është Alehandroja dhe Rozario e pyet nëse do ta ndihmojë atë. Hoze Luisi i thotë se Alehandroja i detyrohet për shtatë vitet që ai kaloi në burg dhe se do të bëjë gjithçka për të mbajtur Monserratin.

Fabiola vjen të kërkojë ndihmën e Gracielës e cila i tregon se Alehandroja është kthyer dhe shumë shpejt ka për t’ia marrë trashëgiminë. Fabiola thotë se do ndihmë që t’i marrë Hoze Luisin Monserratit.

Monserrati shkon tek Alehandroja dhe në mesnatë, kur kthehet, e gjen Hoze Luisin duke e pritur. Ai e pyet se ku ishte dhe ajo ia hedh unazën e martesës në fytyrë. Hoze Luisi e kap me dhunë nga krahu. Ajo i thotë se po qante rrugëve për Alehandron, që ia kishin shkëputur aparaturat duke e lënë të vdiste vetëm e vetëm sepse Hoze Luisi nuk i kishte treguar asaj të vërtetën. Ai përpiqet ta bindë se e ka bërë të gjithë këtë sepse e do, por Monserrati e përzë nga dhoma.

Aldofoja shkon tek Alehandroja për t’i folur për Marian, por ai i thotë se nuk do që ta dëgjojë atë emër. Atëhere ai i tregon Alehandros se Maria ka dokumentet e tij dhe se i ka vjedhur për t’ia dhënë Alehandros. Graciela përpiqet të mërzisë Monikën. Sandroja shkon të takojë Marian dhe i kërkon asaj të takohet me Gracielën. Maria pranon dhe ia përplas në fytyrë Gracielës se e di që ajo ka patur një lidhje me xhaxhain e saj dhe se, nëse nuk do që kjo të merret vesh, duhet ta paguajë...

Viktoria përpiqet t’ia shpjegojë Lauritos se Alehandroja ka dalë nga spitali dhe se u zgjua pasi kishte fjetur për plot shtatë vjet. Adolfoja e ndihmon Viktorin të takojë të bijën, e cila i lutet atij ta bindë Lauriton se po i tregon të vërtetën për Alehandron. I zënë ngushtë, Vik- tori pohon dhe Laurito vrapon i lumtur për tek e ëma. Nga ana e saj, edhe kjo e fundit është e lumtur që më në fund, nuk ka pse t’ia mbajë të fshehtë të birit se e ka gjallë babain e tij.

Hoze Luisi shkon të takojë Jozefinën për ta pyetur për Alehandron, i cili vrapon të fshihet. Jozefina i tregon atij atë që ai do të dëgjojë. Viktori i tregon Alehandros sa bukur ishte takimi me Viktorian dhe Alehandroja ëndërron ditën kur do të takojë Lauriton. Bie dera dhe vjen Monserrati e cila i thotë se do që ta prezantojë me dikë dhe brenda futet Rozario e Laurito. Alehandroja përqafon Lauriton dhe të gjithë nisin të qajnë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.