Dieta e frutave ju bën elegantë!

Intervista - - ESTETIKE -

E ndjeni se keni shtuar në peshë dhe silueta juaj nuk është më në formën e duhur? Pak kile të tepërta janë “dhurata” që na e bën thuajse të gjithëve teprimi me ushqime, ndaj, për të rifituar elegancën tuaj, ne ju propozojmë dietën e agrumeve...

Ç’është dieta e

agrumeve?

Dieta e agrumeve, e limonit, mandarinave dhe portokalleve është dezintoksikuese, pastruese dhe, në të njëjtën kohë, ka pak kalori. Ju kujtojmë se agrumet përmbajnë vitaminën C, mjaft e rëndësishme sidomos për këtë stinë, sepse parandalon sëmundjen e ftohjes. Pikërisht falë përbërjes së tyre dezintoksikuese dhe pastruese, agrumet mund të shfrytëzohen për të rifituar elegancën, pra, për të humbur kilet e tepërta. Agrumet në përgjithësi përmbajnë sasi shumë të vogla sheqeri, kalciumi, magnezi dhe shumë kalium. Me një fjalë, kanë një përbërje ideale që ndihmon ata që vuajnë nga kapsllëku dhe bllokimi në rrugët urinare. Agrumet, dhe sidomos limoni e portokalli, përmbajnë flavonoid, një substancë që rigjeneron lëkurën dhe ngandalëson proçesin e plakjes së saj. Limoni në veçanti, falë njërit prej përbërësve të tij, pengon edhe fryrjen e barkut.

Pra, nënvizojmë se agrumet kanë shumë funksione pozitive, ndërkohë që kanë shumë pak kalori. Pra, sa më shumë agrume të konsumoni, aq më shumë do të bjerë pesha juaj dhe organizmi do të funksionojë përgjithësisht mirë.

Këshilla të dobishme:

Që dieta të ushtrojë funksionin e saj të plotë, mos harroni se lëngjet e agrumeve duhet të konsumohen menjëherë, pasi nëse ju shtrydhni një portokalle dhe e pini më vonë, oksigjeni, ajri, drita dhe nxehtësia do të veprojnë në mënyrë negative duke shpërbërë vitaminën C. Për pasojë, lëngut që ju do të konsumoni, do t’i humbasin vlerat e tij ushqyese. Gjithashtu, ju këshillojmë që, kur të keni mundësi, të konsumoni gjatë ditës thela të vogla të këtyre frutave. Ato ndihmojnë në funksionimin e mirë të organizmit dhe janë një ushqyes shumë i mirë i fibrave.

Nëse nuk mund të konsumoni limon për shkak të aciditetit që ka, mësohuni të përdorni lëngun e tij, duke e hedhur nga pak jo vetëm te sallatërat, por edhe te mishi, peshku dhe ushqime të tjera. Sigurisht, nuk duhet të harroni të pini sa më shumë dhe të mos e teproni me vajin e gjalpin pasi përmbajnë shumë kalori. Përveç agrumeve, çaji jeshil ndihmon gjithashtu në pastrimin e organizmit. Është mirë që gjatë ditës të pini tre tasa me çaj jeshil. Sipas disa kërkimeve të mëparshme, çaji jeshil ndihmon në djegien e dhjamrave dhe, për rrjedhojë, në rënien në peshë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.