Copat e akullit të fast-food-eve, kanë më shumë baktere se uji i tualetit

Intervista - - SHENDET -

Amatorët e fast- food- it rrezikojnë të zhgënjehen... Studiuesit britanikë kanë analizuar copat e akullit të 10 restoranteve fast-food zinxhir dhe përfundimi ka qenë i papritur: Ato përmbajnë më shumë baktere se uji i tualeteve! Pas skandaleve të ndryshme sanitare mbi përbërësit e ushqimit të fastfood-it, ja tani edhe pijet, që tregohen me gisht, sepse copat e akullit që hidhen nëpër gotat e koka-kolës dhe pijeve të tjera në këto restorante janë të mbushura me baktere.

Studimi është publikuar në revistën “Daily Mail”. Shkencëtarët kanë marrë akullin e përdorur në 10 fastfoode si McDonald, Burger King, KFC, apo Starbuck, si edhe kampione nga uji i tualeteve të këtyre restoranteve. Ata kanë zbuluar se shumica e copave të akullit kishin një sasi bakteresh më të lartë se uji i tualeteve. Për shembull, uji i tualeteve të McDonaldit kishte 260 mikroorganizma, ndërkohë që akulli, 1400, pra, 5 herë më shumë! Arsyeja e këtij problemi sanitar? Shpërndarësit e copave të akullit, që pastrohen më rrallë se tualetet, ndërkohë që dimë se i ftohti nuk i pengon bakteret të shumëzohen. Në disa raste të vrojtuara, ndotja bakterologjike bëhej edhe nëpërmjet kontaktit të akullit me një punonjës që nuk kishte larë duart...

Laboratorët shkencorë saktësuan se kampionet e marra nuk përfaqësonin një rrezik imediat për shëndetin, me përjashtim të katër prej tyre, që mund të konsideroheshin si «të rrezikshme në fushën e higjienës » . Duam të shtojmë këtu se bakteriet e rrezikshme si e.coli mund të zhvillohen edhe në makinat e akullit. Disa nga fast- foodet e përmendura, si Burger King apo KFC deklaruan se i merrnin seriozisht rezultatet e këtij studimi dhe që do të rishihnin proceduart e tyre sanitare, ndërsa të tjera, si McDonald’s apo Starbuck i kanë kundërshtuar ato dhe kanë deklaruar se copat e akullit në pijet e tyre nuk ishin të rrezikshme për t’u konsumuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.