A është vërtet efikase homeopatia?

Intervista - - SHENDET -

Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Australi ka përmbledhur rezultatet e 225 studimeve mbi homeopatinë dhe sot vë në pikëpyetje efikasitetin e saj. Në një raport të Këshillit për Kërkime Mjekësore dhe Shëndetin Kombëtar, të publikuar javën e kaluar, hidhet poshtë efikasiteti i homeopatisë. Ky është një rezultat i papritur, duke patur parasysh që, sipas një studimi të vitit 2012, 56% e francezëve, pra, 27 milionë persona, e përdorin këtë mjekësi alternative.

Studimet janë përqendruar në 65 sëmundje dhe, ndërmjet pacientëve, një grup ishte trajtuar me homeopati, tjetri me një ilaç (efikasiteti i të cilit është provuar), ose nga placebo- ja. Pas analizave, shkencëtarët dolën në përfundimin se “nuk kishte asnjë evidencë të efikasitetit të kësaj mjekësie në shëndet”. Megjithatë, përfundimi i tyre nuk është kategorik dhe u hap dyert studimeve të tjera më të gjera.

Pas këtyre rezultateve, këshilli australian saktëson se homeopatia jo vetëm nuk shëron, por ajo nuk është as e padëmshme, si nga pikëpamja psikologjike, ashtu edhe nga ajo fizike: «Homeopatia nuk duhet përdorur për të trajtuar sëmundje kronike, serioze, apo që rrezikojnë të bëhen të tilla. Ajo bile mund të jetë e rrezikshme nëse i sëmuri refuzon të marrë trajtimet, efikasiteti i të cilave është provuar». Këto rezultate dekurajojnë ithtarët e shumtë të kësaj mjekësie që përdor përbërës natyralë në ilaçet e saj. Sipas një sondazhi, 39% e francezëve mendojnë se kjo mjekësi nuk mund të ketë asnjë efekt dytësor. Mbase ky studim mund të ndryshojë mendimin e shumë vetëve...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.