Zbulohet në Izrael thesari i kohës së Aleksandrit të Madh

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ja, disa prej mëngjarashëve të famshëm:

Disa eksplorues shpellash në Izrael zbuluan një thesar të vogël me monedha dhe bizhuteri të kohës së Aleksandrit të Madh, të cilin, sipas arkeologëve, mendohet ta kenë fshehur aty njerëzit që janë zhvendosur për shkak të ndonjë lufte. Thesari, 2300 vjet i lashtë, është i pari që gjendet në Izrael dhe që i përket periudhës së Aleksandrit të Madh, sipas deklaratës së Aitan Klain, përfaqësues i arkeologëve izraelitë.

Vetëm muajin e kaluar, zhytësit gjetën në brigjet e Izraelit një thesar edhe më të madh, i përbërë nga afro 2000 monedha të arta të shekullit XI. Arkeologët shpresojnë se këto gjetje do të hedhin dritë mbi zakonet e jetës që mbizotëronin në atë epokë në këtë zonë. Në shpellë, në zonën e Galileas, kërkuesit gjetën në një të çarë të thellë, dy monedha argjendi të kohës së Aleksandrit të Madh si edhe bizhuteri prej argjendi, si unaza, byzylykë dhe vëthë. “Këto sende të çmuara mund t’i kenë fshehur në shpellë banorët e zonës, të cilët u përpoqën t’i shpëtonin ndonjë trazire, si pasojë e vdekjes së Aleksandrit të Madh. Ka gjasa ta kenë fshehur këtë thesar, në pritje të ardhjes së ditëve më të mira”, deklaruan arkeologët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.