10 gjëra që nuk i dinit!

Intervista - - TEST -

Harrojeni seksin! Puthja mund të jetë një nga gjërat më intime, sensuale dhe zbavitëse që mund të bëni me një person tjetër. Ata që dinë të bëjnë seks, e dinë se sa më shumë lojëra paraprake, aq më i mirë do të jetë seksi. Ja, 10 gjëra që nuk i dinit për puthjen!

1.

Sipas antropologëve, 90% e njerëzve puthen, por kjo nuk do të thotë se puthja është e njëjtë për të gjithë. Zakonet e puthjes variojnë nëpër botë.

Kujdes kur të puthni! Megjithëse dënimet për puthjen nuk janë më aq të rënda sa dikur, puthja në rrugë është ende ilegale në disa vende, si për shembull, në disa shtete amerikane.

Le të flasim shkencërisht... Gjatë puthjes, në përgjithësi, përdorim një muskul, i quajtur orbicularis oris, që është përgjegjës për mbylljen e buzëve kur puthni. Shkenca e puthjes quhet filematologji.

Puthja është edhe një formë fizkulture. Gjatë një puthjeje një minutëshe, ju digjni 26 kalori. Me pak fjalë, shijojeni çokollatën pa vrarje ndërgjegjeje dhe më vonë digjini kaloritë me një seancë puthjesh me partnerin/en.

Rekordi botëror për puthjen më të gjatë u takon amerikanëve Riç Langlei dhe Luiza Almedovar, për një seancë që ka zgjatur 30 orë e 59 minuta. Nuk dihet si ia kanë bërë ata për të ngrënë dhe vajtur në tualet...

Mesatarisht, 2/3 e njerëzve e anojnë kokën djathtas, kur puthin.

Disa mendojnë se tendenca për të puthur fillon që në barkun e nënës, para se të lindni. Puthja mund të shtojë jetëgjatësinë. Puthja është quajtur fajtore për shtimin e rasteve me mononukleozë, herpes dhe sëmundje të tjera që përhapen nëpërmjet pështymës (ky është një fakt jo zbavitës).

Një studim ka treguar se burrat mund të jetojnë deri në pesë vjet më shumë nëse puthin gruan para se të shkojnë në punë. Kështu pra, zotërinj, dhuroni puthje për të mirën tuaj!

2.

3.

4.

5.

6.

7. 8. 9.

10.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.