Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Shumë vonë

Kur të t’rrëshqasë loti i pendimit Në tokë të bjerë ashtu rëndë-rëndë Do të kem marrë udhën e “pakthim-it” Nën tjetër qiell e tjetër vend. Kur mërzia të të kapë papritur E të mendosh ku do jem unë Ta dish! Më shumë do të kem ikur Nga ç’mendon ti, edhe më shumë... E kur të të vijë inat me veten Do të shtrëngosh jastëkun fort E mes kujtimesh që nuk treten Do më kërkosh! S’do më gjesh dot Kur të të rrëshqasë loti pendimit Shikoje diellin si perëndon Ai e gjen rrugën e kthimit Kurse për ne do t’jetë shumë vonë!

Ti Femër?!

Bledi Ylli

Eni Më dëgjo mirë Mari! E di shumë mirë sa e pikëlluar, lënduar je sot e dashur ti, E di, e di edhe që je e frustruar, zemëruar, dërrmuar, acaruar, Dhe që thellë në shpirt je e copëtuar-copëtuar, revoltuar. Po ashtu, e di Mari, që s’ke faj ti që jeton në këtë shoqëri. Jetojmë në një shoqëri me orgjinë patriakale e di, e di ti, Ku femra mund të konsiderohet si një objekt, po, po, objekt, Objekt i cili mund të keqtrajtohet, nxihet, dhunohet, gjykohet. E di Mari, që s’je femra e parë që rrihesh ti dhe ti e di, e di Trajtimi i femrës barbarisht, ashpërsisht është një stuhiii, E cila ka kohë që vazhdon të gjëmojë në qiellin tonë iii…, Ka kohë që gjëmon e s’bën të ndalojë… Po të lutem, e dashur Mari, ngrije zërin, ngrije zërin shpirt ti! Ngrije zërin me sa forcë ke dhe lufto, lufto, lufto që taniiiii! Lufto dhe mos u dorëzo, lufto së pari me veten tënde ti! Pastaj “lufto” me vëllanë, babanë, shefin, shtetin… Mos rri anash, mos ki frikë, mos u nënshtro Mos u druaj kurrë o, por vetëm guxo dhe shpreso Nxirr në pah forcën dhe virtytet e tua të shumta Ato që kurrë në jetë të jetëve s’të kanë munguar Femër: foshnje, nënë, grua, motër, shoqe… Femër ti që gjithë jetën tënde me sakrifica u përpoqe, U përpoqe me mish dhe me shpirt për një jetë të mirë, Po s’e di vallë, realisht, sa do t’ia kesh arrirë?! Është femra, je ti, vetëm ti, që sjell në jetë krijesa, Je ti, vetëm ti, fisnikëri, bukuri, pa ty s’do kish jetesë. Je ti që rrit fëmijë, fal vetëm dashuri, mirësi, Je ti që mbjell fushat, menaxhon kompani. Je ti që di të bësh projektligje, ligje në parlament, Je ti që di të mbash me orë të tëra edhe kuvend Je ti që di të drejtosh shtëpi, qeveri… O Zot, sa shumë gjëra di të bësh vetëm ti, ti?! Je ti, gjithë jeta vetëm ti, pa ty asgjë s’do kish kuptim. Prandaj kurrë mos u trishto, zemra ime, ti, ooo Mos u trishto se kurrë jeta s’të buzëqesh Por përballo çdo gjë si gjithmonë, si një luaneshë!

Dallgët e Jonit

Qetesia mbizotron gjithandej, Në skajet e vendit tim Bukuria mrekullon per mbrekulli Sa dhe bota vendin tim e ka zili, Sa do te doja te vazhdonte keshtu, Ku dhe bota komenton Negativisht Atdheun tim. Oh sa keq qe ndihem Do te doja nje dallge deti te fuqishme Ku çdo ligesi të vendit tim ta shkatrronte Dhe si ne magji te fillonte perseri, Qetesia dhe bukuria Dhe une pa pasur turp pa ndronjtje te them Ky eshte vendi im, Atdheu im Qe quhet SHQIPERI.

Mbetëm si peshku pa ujë

Shpërtheu depua e barotit Njëzet e gjashtë të vrarë Mbi njëqind të plagosur Që me bilancin e parë Shumë u vranë u sakatuan Kudo tmerr e rrëmujë Dhe ata që gjallë shpëtuan Mbetën si peshku pa ujë Nuk qe fatkeqësi natyre As tërmet as suferinë Qe një shpërdorim detyre Akuzon rëndë qeverinë Qeveria si pa të keq Si gjithmonë dhe këtë herë Nga vetja fajin e heq Dhe e hedh derë më derë Që nga larg vjen padia Gazeta jep fakte kritike E shpërfilli qeveria E bëri letër higjenike I kanë zënë ethet e parasë Për ata ska asnjë pengesë Mbi jetën e fukaras Kanë ndërtuar biznes

Leonard Thanasi Fajin e pati qeveria Politikanët barbar Homazh këto vargjet e mia Për ata njëzet e gjashtë të vrarë.

Gjokë Shkurtaj Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.