TÇJKJEA TRIN

Intervista - - PYETJE PËRPGYJIEGSJEN ËNRJGËJRITIH- -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Që nga momenti që vijmë në këtë jetë derisa të ikim, ajo që ka rëndësi është që mbi të gjitha të kemi shëndetin. Pra, edhe pse jam përballur me shumë vështirësi, ia dola mbanë se kisha shëndetin dhe fuqinë. Kot nuk thonë që jeta është luftë, se çdo ditë lufton për një të ardhme sa më të mirë.

Shpresa.

Leta.

Besi.

- Kur bashkia dhe vetë shteti paratë që japim ne i fusin në llogaritë e tyre, si do bëjnë punime apo si do blejnë urbanë? Kur paguani, duhet dhe të kërkoni llogari, se ku dreqin venë paratë tona, sepse taksat që na marrin janë për ne dhe jo t’i përdorin si të duan. Pra, për mua, të gjithë janë të fajtorë.

- Neritan, mua personalisht nuk më ka ndodhur gjer më sot një gjë e tillë që të ndryshoj si person, po dhe sikur dikush të ma kërkonte një gjë të tillë, nuk do ta pranoja kurrë. Më pëlqen kjo që jam, e dashur, e sinqertë me njerëzit, vetvetja dhe origjinale.

Dolçe Baci.

- Heshtja thonë se është flori. Sado të bërtasësh dhe të ulërasësh edhe duke patur të drejtë, duhet të dish, e dashur Lela, se i humb të gjitha. Vazhdoje jetën ashtu siç e dëshiron ti.

Besi.

- Hiqe fare sahatin o Nori. Kur të vijnë, thuaju se kaloi një elekterçist tjetër dhe tha se do ta sillte dhe nuk e solli. Po të bëjnë të tërheqësh flokët këta njerëz hajdutë. Nuk mund t’u thërras në emër tjetër se të gjithëve po nuk u dhe para, ta fusin sa krahu dhe ta ngrenë faturën vetëm e vetëm për inat.

- Unë mendoj se kur mbaron një faqe libri së lexuari vete te faqja tjetër, kështu e di unë, por ka nga ata që nuk mund të kuptojnë dhe rikthehen dhe e lexojnë faqen. Pra, shiko mirë dhe shumë thellë brënda vetes sate dhe pastaj pesho se kë do, sepse vetëm ti ke zgjedhjen në dorë dhe askush tjetër.

Elle.

- Nuk ka punë pa leje liçence, kështu që drejtohu te sigurimet shoqërore dhe pyet se si i bëhet të marrësh siguracion. Janë të detyruar të gjithë pronarët të sigurojnë punonjësit nuk jemi skllevër të Afrikës kemi ecur pak më përpara, dreqi e marrtë. Pra, direkt te sigurimet shoqërore, kjo është rruga më e pastër dhe e drejte për të gjithë, jo vetëm për ty.

Flora.

- Si gjithmonë, populli i shkretë e ha. Të gjithë politikanët kanë hallin e menderes së tyre.

Koli.

- I dashur Agron, parti nuk krijon shteti, por populli, vetëm ne e kemi në dorë të krijojmë parti dhe të ulim pushtetet. Pra, kurrë nuk është vonë të fillojmë të bashkohemi një nga një dhe të krijojmë partinë e popullit. Do luftoja për të drejtat e popullit. Prandaj ne të rinjtë e kemi në dorë se ata që janë mësuar në karrige, e kanë të vështirë të na kuptojnë.

Xhimi.

- Kur tjetri të ofendon duke u shprehur në këtë mënyrë, do të thotë se diçka i ke bërë edhe ti sepse s’ka mundësi të të ofendojë pa i dhënë shkak. Vetëm një i çmendur apo një i lënë nga truri apo një i pirë mund të ofendojë dhe sigurisht që nuk kthen përgjigje. Por, po të kesh dhënë shkak dhe arrijnë gjërat të përdorni kështu fjalësh, vete puna në rrugë të tjera që nuk dua t’i përmend pastaj.

Flora.

- Kam arritur të kuptoj tashmë që vetëm njerëzit e këqinj merren me këto gjëra akoma. Zonjë, mos shiko vrimat e gardhit që nuk mbyllen kurrë, por shiko jetën tënde dhe mos pyet askënd. Se e kemi si zakon ne shqiptarët të gjykojmë dhe të merremi me hallet e tjetrit dhe jo problemet tona.

ja.

Elle.

Student-

- Fejesa tashmë është bërë si martesë sepse kanë filluar të bashkjetojnë çifti që në fejesë. Martesa t’i vë dy këmbët në një këpucë. Pastaj kur bashkëjeton me tjetrin, ke detyrime të tjera dhe i harron pak shoqet kjo është e vërtetë, por kot nuk thonë se çdo gjë do sakrificen e vet. Vetëm po sakrificove nuk humb askënd. Nuk mund të konsideroj shoqe nje person të tillë që të lë dhe kur ta ka nevojën, të kërkon sërish.

- Në qoftë se familja ime do kishte nevojë për rrogen time, sigurisht që do ta dorëzoja një pjesë të parave, sepse përderisa jetoj aty, duhet të investoj edhe unë për shtëpinë. Në rast se kam prindër të cilët nuk kanë nevojë për ndihmen time, mundohem të kursej sa më shumë tani që kam mundësinë, sepse kurrë s’i dihet si është dita tjetër.

Beni.

- Pashë në lajme një ditë që në një shtet një nënë që nga dita që kishte lindur gocen e deri tani që vajza është 7 vjeçe s’ka kapur punë me dorë. Puna e saj është të dërgojë vajzen nëpër reklama dhe nëpër parada mode që të nxjerrë para. Nuk është ky një lloj interesi që bën prindi dhe unë them se është shfrytëzim mbi të gjitha?!

Elle.

çimento. Ke shumë të drejtë që e nxore ta lexojnë të gjithë dhe të mos lejojmë më ndërtime, por të mbjellim pemë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Studentja.

- Po çfarë thua, more Bashkim? Përse e kemi policinë, apo për të zbukuruar rrugët? Duhet t’i drejtohemi policisë se është e detyruar të na mbrojë. Kudo në botë policia është për të mbrojtur njerëzit. Në fakt, këtu nuk e zbatojnë, por të paktën të mundohemi se mos e ndryshojmë ne.

Elle.

Genti.

- Jam nga Tirana dhe vij nga një familje jo shumë e pasur, kam mbaruar shkollen e lartë dhe jam me zanat të mirë. Edhe pse jam çun, prindërit tentonin që të më fejonin me vajza të pasura dhe me shkollë, por kur zemra rreh për dashurinë e vërtetë s’janë as paratë, as pasuria e gjithë botës para dashurisë. Nuk u fejova me vajzë të pasur, por me një vajzë të thjeshtë dhe punëtore. Vetëm ajo mund të më kuptojë dhe jo e pasura, që nuk i ka mungur asgjë në jetë.

Arditi.

- Kur unë kam prindër të pasur, ata më dërgojnë në shkollat më të mira për të marrë një profesion të mirë. Prindërit nuk ma japin shkollën që të jetoj gjithë jetën me paratë e tyre, por duhet të punoj që të marr jetën time në dorë. Pra sado para të kem po nuk nxorra para me djersën time, nuk quhem njeri.

- Unë për veten time u besoj, sepse ka ardhur jeta që të mos kemi kohë të dalim dhe të njihemi jashtë në rrugë, në autobus në kafe. Por ngaqë e kemi kohen shumë të kufizuar, atëherë interneti është një mënyrë komunikimi mes nesh. Pastaj kam parë me sytë e mi që janë martuar nga interneti dhe kanë bërë shoqëri shumë të forta. Jemi në shekullin XXI tashmë dhe jeta ecën me ritme shumë të shpejta.

Flora.

tia sepse njerëzve u ka ikur truri. Po nuk pata qetësi familjare, më gjeni arsyen të rri në një shtëpi me një bishë! Jeta është e imja. Edhe sikur të kisha 100 fëmijë, do ndahesha dhe do jetoja vetëm për fëmijët.

Nisjeta.

Valentina.

Berti.

- Problem im më i madh është se dua të martohem me një të pasur, por fatkeqësisht s’po gjej të pasur hahahaha. Bëjnë të gjithë sikur janë bosa, por në realitet vetëm fjalë kanë. Mendoj të iki jashtë se këtu është bërë keq të gjesh person të hajrit. Më thonë se dikur lidhjet ishin lidhje dhe jo tallje si në ditët e sotme, sot vetëm si e si të të shrytëzojnë prandaj do ta kërkoj fatin tim jashtë Shqipërisë se këtu u pa puna.

Elle.

Nëna.

- Kur ndodhesh në një punë dhe nuk paguhesh, kjo do të thotë se të shikojnë si skllav, pra, sigurisht që duhet të denoncojmë dhe të kërkojmë të drejtët tona se koha e skllevërve ka ikur tashmë dhe kanë detyrim të na paguajnë me çdo kusht.

- Jam 30 vjeç dhe kur kthehem e shikoj se si kaluan gjithë këto vite habitem me veten time. Më iku jeta duke studiuar dhe në fund të fundit, jam pa punë, po jetë është kjo?! Je adoleshent e papritur kalojnë vitet dhe ndihesh plak, se jeta kalon me aq shumë shpejtësi dhe hallet s’të lënë të jetosh.

- Unë mendoj se vetëm fuqia e vetvetes sonë është ajo që mund të bëjë realitet çdo ëndërr, kështu që vetëm fuqia jonë është ajo që realizon ëndrrat tona, se edhe në natyrë nganjëherë aty ku është diell, papritur fillon shiu.

- Po ç’është Ballkani more çun, që thua është vatër zjarri? Avash mo avash se s’jemi vatër zjarri, por një vend që të gjithë e duan se jemi lidhësit e tre kontinenteve.

Lolita.

- Një mjek i mirë dhe i ndershëm çdo ditë jep testim tek i sëmuri me mënyrën që sillet ndaj tij dhe shërbimin që ka për detyrë ti bëjë. Por këta lloj mjekësh janë drejt zhdukjes fatkeqësisht dhe na kanë mbytur doktorët hajdutë që e vetmja gjë që u intereson është paraja dhe jo të bëjnë detyrën e tyre siç duhet dhe të shërojnë njerëzit.

Besniku.

- Nuk po shikoni se ç’po bëhet për vrasjet që ndodhin kohët e fundit? Sigurisht që jemi të lirë të themi mendimet tona hapur se ndryshe nuk do flisni me kaq shumë liri nëpër emisionet televizive dhe për akuzat që kanë marrë flakë. Pastaj kot nuk thonë që “çdo fjalë që do thuash do të kthehet mbi ty”. Në përgjithësi duhet të kemi kujdes kur flasim se rreziku të vjen andej nga nuk e pret fare edhe pse tashmë kemi liri të fjalës.

Genti.

- Sigurisht, që të gjithë e dijmë se dashuria është ndjenja më e fortë që ekziston në këtë jetë, pra në qoftë se unë jam dashuruar pas tij, do ta pranoja ashtu siç është dhe do ta ndihmoja të ndryshonte mënyrën e tij të jetesës. Vetëm në rastin që s’do kem më fuqi atëherë ngre duart lart dhe i them: “Paç fat se unë deri këtu kisha mundësi, shkatërrova jetën time për ty dhe ti akoma vazhdon”. Ai është i keqi i vetes së tij dhe s’do ta mbaja më në jetën time.

Elvira.

- E dashur Nisa, kam një pyetje për ty dhe jo vetëm për ty, por për të gjithë se nuk je ti e para që ndodhesh mes dy personave. Njeriu ka dy sy dhe i ka ne vendin më të lartë të trupit që do të thotë se shikon nga lart, pra, pyetja është kjo: A ke mundësi të shikosh në të njëtin çast në dy drejtime të ndryshme? Unë mendoj se jo. Pra, peshoji gjërat dhe shiko në një drejtim, cila është e ardhmja dhe siguria jote dhe zgjidh.

Franceska.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.