A e kërkojnë mesataren universitetet italiane?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje Beskida! Unë quhem Ada dhe jam e interesuar për dy informacione: Në Itali, a luan rol mesatarja si kriter për t’u pranuar në universitet, pra, a ka një mesatare të përcaktuar? Pyetja e dytë ka lidhje me dokumentet: A kërkon Italia, ashtu si dhe Gjermania apo shtetet e tjera për të cilat kam bërë kërkime për studime, këto dokumente bazë për aplikim:

1. CV 2. Letër motivimi 3. Letër reference (kryesisht nga 2 profesorë që të kanë dhënë mësim)

4. Publikime të ndonjë artikulli shkencor

5. Testi IELTS/TOEFL?

- Përshëndetje Ada! E dalloj shqetësimin tuaj në lidhje me ato çfarë më shkruani, por po ju them se asnjë nga këta dokumente që ju keni listuar më sipër nuk kërkohen nga universitetet italiane. Universitetet italiane kërkojnë këto

Beskida ALIAJ, koordinatore “INAS–ALBANIA”: dokumente: në rast se ke mbaruar gjimnazin, dëftesë pjekurie dhe në rast se ke mbaruar universitetin, diplomën përkatëse të degës që ke mbaruar. Në të dyja rastet, kërkohet edhe lista e notave. Kur je student, universiteti kërkon shtesë edhe programin e detajuar të lëndëve, në mënyrë që të bëhet ballafaqimi i gjithë lëndeve që janë zhvilluar në universitetin shqiptar, me lëndët që zhvillohen në universitetin italian, në të cilin do të aplikosh.

- Përsa i përket testit IELTS ose TOEFL, do kërkohen vetëm në rast se do të kërkosh një program studimi master në Itali, por ku mësimi zhvillohet në anglisht. Në rast se mësimi zhvillohet në italisht, kërkohet detyrimisht certifikata e gjuhës italiane CELI 3. Për më tepër do t’ju jepja një këshillë: Kur hyni në faqet e universiteteve, kontrolloni me kujdes çdo detaj sepse aty gjendet i gjithë informacioni dhe mos kontaktoni me sekretarinë për informacione që gjenden në faqe, sepse në disa raste, mund të mos merrni përgjigje. Përsa i përket pyetjes së parë, dua t’ju them që mesatarja nuk është kusht për pranimin në një universitet italian. Zakonisht, pranë universitetit italian zhvillohet një provim pranues në formë konkursi, por ka edhe raste përjashtuese kur vetë bordi drejtues i universitetit vendos të mos e organizojë këtë konkurs, por u jep mundësinë studentëve të huaj të futen në universitet me hyrje të lirë. Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni me ne!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.