Çfarë ushtrimesh të bëj për të parandaluar osteoporozën?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I lexoj gjithmonë shkrimet tek instruktori, ndaj doja të dija se cilat janë ushtrimet më të mira për të parandaluar osteoporozën? Më thoni disa prej tyre, që të mund ta shmang këtë sëmundje. Faleminderit.

Mario instruktor: - Pyetja juaj do ishte më mirë që t’u drejtohej mjekëve, megjithatë unë me ndihmën e tyre, po ju jap këtë përgjigje: Ushtrimet më të mira që ulin rrezikun e zhvillimit të osteoporozës janë ushtrimet e rregullta, siç është ecja, vrapi ose kërcimi, si dhe ushtrimet e rezistencës. Ushtrime të tilla, siç janë të notuarit dhe çiklizmi, ndihmojnë në përmirësimin e sistemit kardiovaskular dhe në forcimin e muskujve, por nuk janë efektive në parandalimin e osteoporozës, siç janë ushtrimet e ngritjes së peshave. Ushtrimet e mbajtjes së peshave janë ushtrime që bëhen kur jeni mbi shputat tuaja. Sipas studimeve, ushtrimet e ngritjes së peshave që kanë një impakt të lartë (për shembull, aerobia, vrapi dhe kërcimi) kanë një efekt më fitimprurës në forcimin e kockave sesa ushtrimet me impakt të ulët (siç është për shembull, ecja). Gjithashtu, trajtimet e forcës (rezistencës) përfshijnë ngritjen e peshave te krahët ose këmbët. Trajnimet e forcës ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të kockave dhe në tendosjen e muskujve. Ndërkohë që trupi përshtatet me çdo nivel, ju do të keni nevojë që të rrisni rezistencën për të vazhduar me forcimin e muskujve. Mirë do të ishte të bisedonit me një mjek ose fizioterapist përpara fillimit të ushtrimeve të rezistencës.

- Duhet të dini se nëse nuk jeni në formë ose keni probleme mjekësore, ju duhet të kontrolloheni me doktorin përpara se të filloni një regjim ushtrimesh. Pothuajse çdonjeri duhet të përfitojë nga ushtrimet e peshave dhe të rezistencës, por nëse nuk jeni familjarizuar me këto, duke filluar me të ushtruarit në nivel të ulët dhe duke vazhduar në ato me një nivel më të lartë, ky do të ishte një fillim i mirë. Nese nuk jeni të sigurtë, kërkoni këshilla profesionale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.