Më lëvizin sytë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një djalë 21 vjeç. Kam lindur me sytë që më lëvizin, pra, nuk mund të shikoj drejt, syri i djathtë më shkon komplet anash dhe i majti, pak. Kjo është një gjë që bie shumë në sy. Me syrin që më lëviz kam pasur probleme dhe, edhe pse e kam mjekuar, sërish më sjell shumë shqetësime, saqë po kaloj në stres. A rregullohet kjo lloj dioptrie? Jam shumë i mërzitur... Në syrin e djathtë e kam dioptrinë 0.4. Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit. Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I dashur letërshkrues! Më vjen keq që sëmundja juaj e syve po ju krijonnjëgjendjekaq stresante dhe mendoj se nuk duhet ta përjetoni kaq shumë. Merreni situatën më me qetësi, që të mos dëmtoheni nga stresi të paktën në sistemin tuaj nervor. Në letrën tuaj, ju nuk më sqaroni shumë në lidhje me tipin e lëvizjes së syve, më thoni vetëm që më lëvizin, nuk rrinë në drejtim drejt, por nuk e kuptoj shumë mirë se për ç’lloj lëvizjeje bëhet fjalë, pasi ka disa lloje lëvizjeje sysh. Mendoj se e keni fjalën për shtrembërimin e syve nga jashtë, që në gjuhën tonë në praktikën okulistike quhet strabismus divergus, fenomen ky që lidhet me pamjaftueshmërinë e muskujve të syve për t’i mbajtur sytë drejt, në pozicion korrekt.

- Normalisht, sytë e njeriut të shëndetshëm, pa probleme, qëndrojnë drejt, të dy paralel dhe ndjekin lëvizjet e njëri-tjetrit sipas të njëjtit drejtim (kah). Në rastin e strabizmit divergens, të shtrembërimit të syve nga jashtë, muskuli i jashtëm i syrit që quhet muskuli rectus extermus është i pamjaftueshëm në forcë tërheqëse për ta mbajtur syrin drejt. Ai, në bashkëpunim me muskulin rectus instermus (të drejtë të brendshëm), duke patur forca të barabarta tërheqjeje, e mbajnë syrin drejt. Në rastin e defektit tuaj, mendoj se ju jeni në një moshë relativisht të madhe për të trajtuar këtë defiçit (jeni 21 vjeç). Në fëmijërinë e hershme, brenda moshës 7 vjeçare, mbaron procesi i zhvillimit të aftësisë pamore të syrit normal, krijohet pamja binokulare (trepërmasore steroskopike e objektit) dhe pas kësaj moshe, gjasat që gjërat të rregullohen janë më të pakëta. Deri në atë moshë duhet të ishin bërë trajtimet e nevojshme si: Vendosja e syzeve optike me numër, mbyllja e njërit sy me fasho nëse tjetri do të ishte i dobët dhe ndërhyrja kirurgjikale estetike në muskujt e syrit, për heqjen e dembelizmit të tyre. Në këtë moshë që ju jeni, mbetet të bëhet mbajtja e syzeve optike korrigjuese dhe ndoshta edhe ndërhyrja estetike muskulare për të eliminuar sadopak strabizmin. Faleminderit për letrën tuaj dhe shpresoj të kem qenë sadopak e dobishme për të kaluar këtë situatë stresante.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.