I është zmadhuar vagina

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam Flori nga Vlora dhe ka disa muaj që kam një problem me të dashuren time. Ne jemi të lidhur prej 4 vitesh dhe kemi rreth 3 vjet e gjysëm që kryejmë marrëdhënie rregullisht. E dashura ime ( tashmë 24 vjeçe) ka qenë e virgjër kur jemi lidhur bashkë. Problemi është se ka disa muaj që kam vënë re se vagina e saj është më e hapur seç ka qenë më përpara. Jam munduar të mendoj se ishte diçka që do të kalonte me kohën, por vagina e saj nuk është kthyer e ngushtë si më përpara. Ekziston mundësia që ajo të ketë shkuar me dikë tjetër, me penis më të madh se unë? E mbaj mend edhe ditën kur e kam ndjerë për herë të parë këtë problem. Faleminderit.

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - Flori, po kuptoj nëpërmjet letrës tuaj që për arsye fare të kota dhe pa asnjë lloj baze shkencore, keni filluar të keni dyshime apo të jeni bërë xheloz karshi të dashurës suaj. Xhelozia mund të quhet edhe shprehje e dashurisë, por në shumë raste, ajo të krijon brengë, vuajtje dhe shpeshherë mund të ketë pasoja jo të mira për çiftin. Vagina, që nga latinishtja apo anglishtja do të thotë këllëf, është një organ i cili për vetë ndërtimin anatomik të saj mund të hollohet sa një fletë cigareje deri në hapjen e saj në 11 centimetra, perimetër që konsiston në momentin kur lind një fëmijë, pra, që ajo të lejojë kalimin e kokës së fëmijës. Në vetë ndërtimin e saj, ajo e mbështjell gjithmonë penisin, i çdo lloj përmase që mund të jetë ai. Një femër nuk mund të ketë kurrë zgjerim të vaginës në qoftë se do kemi penis të madhësive paksa më të mëdha. Në një studim të bërë nga ana ime, madhësia e penisit ka qenë pak a shumë e një përmase mesatare me gjatësi 13.7 cm (në ereksion) dhe me perimetër, 13-14 cm.

- Shumë meshkuj, për të treguar aftësitë e tyre seksuale e tregojnë herë pas here se marrëdhënien seksuale me një partnere e kishin bërë në mënyrë shumë cilësore për arsye se femra kishte vaginë të ngushtë. Mund të themi se vagina të ngushta nuk ka, ato janë pothuajse të të njëjtit ndërtim, por në aktin seksual, në momentin e penetrimit, kemi vaginë të mirëlubrifikuar ose jo edhe aq të mirëlubrifikuar dhe kjo krijon te mashkulli ndjesinë e një vagine të ngushtë ose jo (pasi penisi futet me vështirësi ose me lehtësi). Është pikërisht ky moment që do ta bëjë aktin seksual cilësisht të mirë. Dua t’ju them edhe një herë: Largohuni nga ky mendim i gabuar. Sidoqoftë, nëse doni akoma më shumë informacion, jeni i mirëpritur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.