Mos ka alergji vajza ime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Mira, së pari, ju përshëndes. Kam një vajzë 5 vjeçe që, pasi kaloi një grip goxha të rëndë, i ka ngelur një lloj kolle që nuk e shpjegoj dot dhe për më tepër, ka edhe sekrecione që e bllokojnë. Kur kollitet gati sa nuk mbytet dhe bëhet gjithë pulla të kuqe në lëkurë. Dyshoj mos ka ndonjë alergji, ndaj edhe po ju pyes juve se si të veproj me të, çfarë analizash i duhen bërë? Veç kësaj, sa herë ka lagëshirë, ajo sikur bllokohet e tëra. Dr. Mira Xhixha, alergologe: -E nderuar zonjë, së pari, ju falënderoj pë r letrën tuaj! Në lidhje me këtë lloj kolle që më përshkruani, do t’ju rekomandoja që në fillim një konsultë sa më të shpejtë te mjeku alergolog. Kolla që ka ardhur apo vazhduar pas kalimit të gripit dhe po ashtu edhe bllokimi në klimën me lagështirë, janë dy tregues të fortë, të cilët domosdoshmërisht kanë nevojë për një konsultë me mjekun alergolog. Kjo, për të përjashtuar shkaqe të shumta të alergjive të frymëmarrjes, që janë të shpeshta në këto situata.

- Shqetësime të tilla mund të kenë si shkak alergjitë e ndryshme, si ato nga vetë lagështia (sporet e mykrave brenda dhe jashtë ambienteve të banimit) pluhurat e ambienteve të banimit dhe shkaktarë të shumtë ambientalë apo edhe të vetë organizmit të një individi. Ndaj, sa më parë t’ia bëni konsulten që ju këshillova, aq më mirë është. Ju uroj shëndet!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.