Kam kriza ndrojtjeje

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë, jam 25 vjeçe. Ka momente që nuk mund ta kontrolloj veten e sidomos kur ka shumë njerëz, ndihem tmerrësisht keq. Nuk kam besim te vetja, bëhem shumë nervoze, më dridhet trupi saqë dhe tabakja e kafeve kur i shërbej në shtëpi, më dridhet. Për çdo gjë kam ndrojtje dhe frikë të madhe. Edhe kur shkoj për shoping, apo kur më flet ndonjë djalë, bëhem e kuqe flakë, si me qenë alergjike. Këto kriza i kam zakonisht kur ka njerëz rreth meje, për shembull, në lokale e në fakultet, ndërsa në shtëpi ndjehem pakëz më e qetë. E përjetoj shumë keq këtë ndjenjë e cila më ka izoluar brenda katër mureve, thuajse prej një viti. Ju lutem, më thoni, çfarë duhet të bëj, mos vallë duhet të shkoj te neuropsikiatri apo psikologu?

Dr. Valentina Qemalli ( Asabella), psikiatre: - Përshëndetje! Mendoj se me të dhënat që më përshkruani, duhet të kontaktoni patjetër së pari me psikolog dhe psikiatër pasi ju nevojitet trajtim i kombinuar. Ju jeni në moshën më të bukur dhe nuk është e drejtë që për shkak të neglizhencës për të kërkuar ndihmë, të shkoni deri në izolim. Ju siguroj që fobitë tuaja trajtohen dhe ju do t’i ktheheni jetës normale pa asnjë problem.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.