CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

ADRIATIK LLALLA

Pa dyshim, personi më interesant për t’u intervistuar këtë javë, ishte Kryeprokurori i Përgjithshëm, zoti Adriatik Llalla. Shumë pikëpyetje na lindën në kokë pas arrestimeve të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Dhe jo vetëm neve, por edhe juve, të dashur lexues, apo jo? Pse u arrestuan ata me akuzën e dëshmisë e kallëzimit të rremë, kur të gjithë dimë dhjetëra raste që politikanë të tjerë kanë bërë akuza e dëshmi të rreme dhe jo vetëm që nuk janë futur në burg, por nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë? A justifikohet futja e tyre në burg për këtë krim? Edhe pse duhet përgëzuar puna e shpejtë e prokurorisë për këtë çështje,

ERION VELIAJ

Këtë javë deshëm të intervistojmë zotin Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Shkak për këtë u bë një letër e ardhur në redaksi nga një banor i Kamzës. Ja, çfarë na shkruan ai, ndër të tjera, në letrën e tij: “Kam dy vjet pa punë, edhe unë, edhe gruaja ime. Rrojmë vetëm me ndihmë ekonomike. Marrim 6500 lekë në muaj. Jemi 6 vetë në shtëpi. A mund të na thoni se si mund të nuk mund të rrimë pa pyetur: Pse u mbyll kaq shpejt kjo çështje, kur dhjetëra e dhjetëra të tjera zvarriten prej vitesh?

Zoti Llalla, e përligji arrestimin e deputetit Mark Frroku edhe me faktin se atë e kërkonte drejtësia belge. Dakord, mund të jetë edhe kështu, por tani e mësoi zoti Llalla këtë gjë për të cilën ka kohë që flet gjithë Tirana?! Për këtë kanë shkruar edhe gjithë gazetat muaj më parë. Nuk i lexon zoti Llalla ato?

Deshëm ta pyesnim zotin jetojmë ne? Kemi 6 muaj pa drita, se na i kanë prerë për shkak të borxheve, madje më kanë kërcënuar edhe se do të më fusin në burg po s’pagova. Ju lutem, bëni diçka për mua...”.

Ngaqë nuk mund të bënim gjë për këtë familje dhe ngaqë kjo nuk ështe e vetmja, menduam të bënim një intervistë me zotin Veliaj, pikërisht për këtë, për asistencën sociale dhe ndihmën ekonomike. E di zoti Ve- Llalla edhe për diçka tjetër që na bëri përshtypje gjatë mbledhjes së komisionit të debateve në Kuvend. Prokurorët e pranishëm aty nuk na bënë të ditur asnjë provë, për shkak të ruajtjes së sekretit. Çfarë provash përbëjnë sekret kur flitet për dëshmi apo akuzë të rreme?! Nga kush ruhet sekreti tani që gjithçka është thënë e shkruar nëpër media?! liaj sa lekë marrin shqiptarët si asistencë për papunësinë dhe ndihmë ekonomike? Po ia themi ne: Asistenca për papunësinë, që jepet një vit pas daljes nga puna, është vetëm 7200 lekë. Pas një viti kjo ndalon dhe personi merr ndihmë ekonomike që varion nga 4500, në 6500 lekë. I ka bërë ndonjëherë llogaritë zoti Veliaj se si mund të rrohet me këtë, kur vetëm për një bukë e një shishe qumësht në ditë,

ILIR META

Nuk e takuam këtë javë as kryetarin e Parlamentit, zotin Ilir Meta. Deshëm të ndanim me të disa mendime në lidhje me ngjarjen më të bujshme të kohëve të fundit, çështjen Doshi. Është dakord ai me arrestimet? I duken normale? Janë bërë ato sipas devizës së tij: “Me qetësi e dashuri”?! Deshëm ta pyesnim edhe për një fakt që ai përmendi këtë javë: “Zoti Braho, tha ai në një intervistë televizive, ka shumë video, dy prej të cilave ia ka treguar edhe zotit Berisha”. Për çfarë ishin ato video? Kundër kujt ishin? Kundër zotit Berisha? Pse ia ka treguar? Që të mbyllë gojën?! Pse nuk i çon videot në prokurori, zoti Braho? Kështu do të vazhdohet, si bandat mafioze, duke i bërë presion njëri-tjetrit, herë me video e gjatë një muaji, duhen më shumë se 6500 lekë? A ka dëgjuar ndonjëherë ai për një kategori ekonomike që quhet “minimumi jetik”? A e di ai se ndihma sociale nuk duhet të jetë nën këtë minimum? A e di ai se përpara se t’u kërkojë njerëzve të zbatojnë rregullat, të paguajnë korentin e herë me batuta misterioze prej “padrinoje”?!

Deshëm ta pyesim zotin Meta edhe në lidhje me nxjerrjen e fakteve “tronditëse” (siç i quajti zoti Braho) kundër zotit Doshi: Pse duhet të merret deputeti me verifikim kartelash e raportesh mjekësore apo regjistrash të gjendjes civile? Nuk janë detyra të prokurorisë këto? Nëse po, pse i hyni në pjesë prokurorisë, ose pse nxirrni në shesh “sekretet” e saj? ujin, shteti duhet t’u sigurojë pikërisht këtë minimum jetik? Përse shteti nuk e llogarit se sa lekë duhet të jetë ai, edhe pse sindikatat e kërkojnë në çdo takim me zotin Veliaj?!

PJERIN NDREU

Një nga enigmat më të mëdha të javës nxori në tregun mediatik edhe deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu. Ai deklaroi se “qëkur i kapa 13 kg drogë dikujt me pozitë të lartë, nuk po gjej qetësi”. Kush është ky person, që zoti Ndreu i ka kapur drogën?! Është akoma me pozitë? Pse nuk shkon ai në Prokurori? Mos ka frikë se e arrestojnë për dëshmi të rreme? Mos e bën këtë deklaratë sepse thashethemet thonë se javën e ardhshme do të arrestohet edhe ai, për shkak të rrahjes me deputetin Strazimiri?! Si mendon ai, pse shtypi nuk foli pothuajse fare për këtë deklaratë të tij?! Mos vallë ky person të cilit i është kapur droga, komandon edhe mediat e majta, edhe ato të djathta?! Po PD-ja dhe zoti Berisha, që nuk lënë gjë pa komentuar, pse heshtën ndaj kësaj deklarate?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.