Korleone deklaron: “Nuk ua jap më trupin tim femrave”

Intervista - - JAVA VIP -

Kishte pak kohë që Vali Korleone kishte rënë në qetësi sepse ishim mësuar ta shihnim pothuajse çdo javë në faqet e gazetave me ndonjë skandal. Por, ja ku ai shfaqet përsëri duke bërë të ditur se ka patur nevojë për pak pushim, ndaj nuk ka qenë i pranishëm në media. Deri këtu jemi ok, por ajo që vetë Korleone na tregon më pas, është e vështirë për t’u besuar.

Ai deklaron publikisht se i ka ndërprerë edhe takimet me femrat. “I kam ndërpre takimet me femra 99%, sepse po ndihem xheloz me vetveten që t’ia jap trupin tim dikujt dhe t’ia ofroj atë kënaqësi”, shprehet Korleone. Por, pyetja lind: Nëse nuk ua jep trupin femrave, kujt ka ndërmend t’ia japë Korleone? Ai i paralajmëron fansat se gjatë pranverës dhe verës do të vijë me shumë surpriza të cilat do t’i bëjë shumë shpejt publike. Shpresojmë të mos jetë ndonjë surprizë nga ato që na vijnë në mendje tani...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.