“Tu Si Que Vales Albania”, zbulohet juria dhe prezantuesi

Intervista - - JAVA VIP -

Shou më i ri i talenteve në ekranet tona, “Tu Si Que Vales Albania”, do të nisë transmetimet e tij nga e mërkura e 1 prillit në ekranin e Vizion Plus. Talente të të gjitha fushave do të shfaqin më të mirën e tyre për javë të tëra në spektaklin më të ri shqiptar, i cili do të drejtohet në këtë edicion të parë nga gazetari dhe moderatori, Drini Zeqo. Paneli gjykues do të përbëhet nga producentja e njohur Holta Dulaku, autori dhe drejtuesi i “Al Pazar” Agron Llakaj, si dhe nga kantautori Kristi Popa. Çdo javë, jurisë do t’i bashkohet edhe një anëtar i katërt, që do të përfaqësojë mendimin e publikut. Në puntatën e parë, ulur në këtë poltron do të qëndrojë mezzosopranoja e mirënjohur, Vikena Kamenica. “Tu Si Que Vales Albania” është patentë origjinale e “Endemol” dhe vjen në variantin shqiptar nën drejtimin e një stafi profesionistësh, të përbërë nga Holta Dulaku, Ardi Asllani dhe Bledar Linza. Ekipi ka shëtitur nëpër të gjithë Shqipërinë në kërkim të talenteve, ndërkohë që audicionet për të marrë pjesë, vazhdojnë të jenë të hapura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.