Geti dhe Marina, bashkë apo jo?

Intervista - - JAVA VIP -

Kemi folur edhe më parë për këtë lajm ku dy personazhet e shoubizit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë vënë në qendër të mediave rozë duke u përfolur për një romancë mes tyre. Këtë lajm, burime pranë këngëtarit jo vetëm që e kanë konfirmuar, por edhe kanë deklaruar se zyrtarisht, kjo lidhje ka nisur qysh prej fillimit të muajit nëntor. Ai që e vërteton edhe më shumë këtë lajm, është fakti që reperi Getoar Selimi është zhvendosur për të jetuar në Tiranë pikërisht për këtë arsye. Por, edhe pse faktet flasin ndryshe, Marina dhe Getoari kanë reaguar menjëherë duke e përgënjeshtruar lajmin me të njëjtin status, në profilet e tyre sociale: “Të flasësh pa fakte e me thashetheme është si të gjuash me armë pa fishekë”. Por, a po thonë ata të vërtetën apo po kërkojnë ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, larg syve kureshtarë dhe thashethemeve mediatike? Dhe, nëse po, deri sa do të munden ta bëjnë këtë? Jo edhe për shumë kohë, mendojmë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.