Vasundra i del në krah Ragnit

Intervista - - TELENOVELA -

Satjandra mirëpret familjen Prakash dhe Malti tallet me Avnin. Ranviri shpreh para të gjithëve ndjenjat e tij për Ragnin. Ambika e siguron Kaushaljan se Ragni do të jetë në duar të sigurta dhe familja Rajvansh e familja Prakash bekojnë lidhjen e Ranvirit dhe Ragnit. Ceremonia e vënies së unazës përfundon me sukses. Sadna, Ragni, Aleku dhe Ranviri gëzojnë së bashku. Prakashi i tregon Indrajit se ai nuk është në gjendje të përballojë shpenzimet e dasmës. Ragni e falënderon Sadnën për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa Indraji bën plane për martesën e Ranvirit.

Kaushalja tensionohet për shkak të martesës së Ragnit, por Prakashi përpiqet ta qetësojë. Malti i tregon Vinetit se ishte përpjekur që martesa e Ragnit me Ranvirin të bëhej, vetëm e vetëm për t’u hakmarrë ndaj Avnit dhe Navinit. Navini e këshillon Avnin të bëjnë diçka për të fituar zemrën e të gjithëve. Sadna e ndihmon Ranvirin që të vijë të takojë Ragnin dhe ai vjen në dhomën e saj, ku ata të dy kalojnë disa momente romantike me njëri-tjetrin.

Sadna tensionohet për shkak të Ranvirit dhe Vinetit. Familja Rajvansh boton lajmin e martesës së Ragnit me Ranvirin dhe familja e Ragnit është e lumtur për këtë lidhje. Sad- na, Ragni dhe anëtarët e tjerë të familjes shkojnë për pazar dhe Ranviri me Alekun vijnë në të njëjtën qendër tregtare për të takuar Ragnin. Sadna emocionohet kur Aleku e pyet atë për martesën e tyre...

Vasundra dhe pjesa tjetër e familjes përgatiten për dasmën. Satjandra dhe Ambika e këshillojnë Vasundrën të mos e përfshijë Navinin në asnjë marrëveshje që ka lidhje me punën e tyre. Ragni vihet shumë në siklet kur pronari i një butiku e fyen. Pikërisht në atë moment, aty vjen Vasundra e cila e qorton pronarin. Avinashi është shumë i lumtur që Prakashi lavdëron Ranvirin dhe Alekun. Që familjet të afrohen më shumë me njëra-tjetrën, Avinashi sugjeron që ata të bëjnë një piknik së bashku.

Ragni lumturohet kur Ranviri i flet për dashurinë që ndjen për të. Avni i tregon Navinit për incidentin që ndodhi në butik. Ata të dy, planifikojnë se si do ta rregullojnë imazhin e tyre në sytë e të gjithëve. Avni përballet me Vasundrën dhe shtiret sikur ka shumë simpati për Ragnin. Avni bën një vizitë në shtëpinë e Sharmës, për ta ngushëlluar Ragnin në lidhje me incidentin e ndodhur. Sadna trishtohet shumë për Ragnin, ndërsa Ambika e ngushëllon. Avni përpiqet ta shtyjë Ambikën që ta falë atë dhe Navinin.

Ranviri dhe Aleku janë shumë të lumtur për piknikun që do të organizohet. Familjarët ndahen në dy skuadra, një skuadër meshkujsh dhe një tjetër femrash. Që të dyja familjet së bashku shijojnë piknikun duke luajtur kriket. Vasundra, Kaushalia dhe femrat e tjera ndeshen me skuadrën e meshkujve në përgatitjen e drekës.

Duke përfituar nga situata, Navini përpiqet të tregohet i dashur ndaj Avinashit. Ranviri i kërkon ndihmë Ragnit për të përgatitur ushqimin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.