Fjetja nudo, sekreti i lumturisë në çift?

Intervista - - INTIMITET -

Në një sondazh të fundit, studiuesit dolën në përfundimin se çiftet që flinin lakuriq, ishin më të lumtur se ata që vishnin pizhama. Dhe ne mendonim se, përveç përkëdheljeve në shtrat, nuk ka gjë tjetër që mund të ndikonte në jetën në çift...

Para disa javësh, mësuam se, të pasurit e cikleve të gjumit të njëjta, kishte një efekt pozitiv në lumturinë e bashkëshortëve, ndërsa tani, një sondazh i ri, zbulon se ata që preferojnë të flenë lakuriq, janë edhe më të lumtur. Ky sondazh është bërë me 1000 britanikë të të gjitha moshave dhe tregon se zgjedhja e veshjes së shtratit ndikonte në lumturinë e të dashuruarve.

Ky sondazh, i kryer nga organizata Cotton USA, tregon se 57% e personave që flinin ashtu si i kishte bërë nëna, ishin të lumtur në shtrat, ndërkohë që ata dhe ato që flinin me pizhama, këmisha nate dhe veshje të tjera për të rritur, ishin të lumtur në masën 48, 43 dhe 38%. Për më tepër, fjetja nudo është më e mirë edhe për shëndetin, sepse na lejon ajrosjen e lëkurës, poret e së cilës janë të mbyllura gjatë ditës nga veshja, si dhe kufizon infeksionet e pjesëve intime. “Butësia e çarçafëve në kontakt me lëkurën inkurajon hapjen, transparencën dhe sigurisht, intimitetin, si dhe shton lumturinë”, analizon Stefani Tiers-Ratklif e Cotton USA. Ky është një lajm i mirë për 40% të britanikëve që preferojnë të flenë nudo dhe që janë edhe më të shumtë pas moshës 55 vjeç. Duke ditur se të ndjerit mirë është një temë që e kanë më shumë për zemër të moshuarit, sidomos ata pas 70 vjeç, themi se këta të fundit kanë gjetur më në fund recetën e duhur. Atëherë, do të hiqni dorë nga pizhamat sonte?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.