Ky nuk është piloti i parë vrasës!

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Para disa ditësh, ishim dëshmitarë të një piloti të çmendur të shoqërisë ajrore Germanvvings, i cili vrau veten bashkë me 150 udhëtarët dhe ekuipazhin e avionit. Por, kjo nuk është hera e parë kur një tragjedi ajrore shkaktohet jo gabimisht, por qëllimisht nga pilotët e tij. Ja, cilat janë ato:

29 nëntor 2013: Piloti i avionit Embraer 190, të shoqërisë LAM të Mozambikut, e rrëzoi avionin në verilindje të Namibisë. Avioni, me 33 pasagjerë në bord, ishte nisur nga Maputo me destinacion Luandën, kryeqytetin e Angolës. Sipas hetimeve, piloti ishte mbyllur i vetëm në kabinë, duke penguar bashkëpilotin të hynte brenda dhe duke injoruar të gjitha sistemet e alarmit.

31 tetor 1999: Një Boing 767, i shoqërisë Egyptair, u rrëzua në Oqeanin Atlantik, në brigjet e Masaçusetsit, pas nisjes nga Nju Jorku me destinacion Kairon. Në këtë tragjedi ajrore, gjetën vdekjen 217 pasagjerët që ishin në bord. Këshilli Amerikan i Sigurisë së Transporteve doli në përfundimin se piloti u vetëvra. Nga analiza e kutive të zeza u vërtetua se ai ishte vetëm në kabinë dhe, pasi u lut, vuri pilotin automatik dhe u përplas në det. Autoritetet egjiptiane nuk u bindën kurrë nga ky shpjegim, por mediat amerikane thanë se piloti po përballej me probleme ekonomike dhe ishte mbyllur në vetvete.

19 dhjetor 1997: Një gjysmë ore pas nisjes nga aeroporti i Xhakartës, në Indonezi, me destinacion Singaporin, një Boing 737 i linjës të Singaporit, SilkAir, u lëshua në një lumë dhe u përplas në afërsi të Palembankut, në Sumatra, duke u shkaktuar vdekjen 104 njerëzve. Kërkuesit amerikanë dolën në përfundimin se piloti e kishte bërë me qëllim përplasjen për t’u vetëvrarë, megjithëse nuk u nxorën të dhëna nga kutitë e zeza, të cilat ishin shkëputur pak para përplasjes. Mjetet e komunikimit shkruan atëherë se piloti ishte zhytur në borxhe dhe se e kishin paralajmëruar për masa disiplinore.

21 gusht 1994: Piloti i një avioni ATR-42, i Royal Air Maroc, që do të kryente udhëtimin nga Agadir në Kazablanka, e përplasi avionin me qëllim në tokë, në afërsi të Atlantës, duke vrarë 44 pasagjerët e tij. Kërkimet u mbështetën kryesisht te fjalët e fundit të bashkëpilotit, i cili dëgjohej të shprehte habinë e tij se pse piloti po bënte një manovër të tillë të paautorizuar. Piloti i ishte përgjigjur: “Për të vdekur, për të vdekur...”. Hetuesit dolën në përfundimin se bëhej fjalë për vetëvrasje.

9 shkurt 1982: Piloti i një avioni DC- 8 të Japan

je Përbërësit: 2 lugë çaji pluhur pjekje- 1 lugë çaji sodë buke 1/2 filxhan vaj vegjetal 1/2 filxhani sheqer 2 vezë 3 banane të bëra pure 1 filxhan tul mangoje, në copëza të vogla

1/2 filxhan arra të copëtuara 1/2 lugë çaji xhenxhefil 2 filxhanë miell Përgatitja Ngroheni përpara furrën në temperaturën 180C. Me një penel kuzhine, lyeni me gjalpë gjithë sipërfaqen e tavës.

Përzieni së bashku miellin, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës dhe xhenxhefilin Airlines e rrëzoi avionin gjatë ngritjes së tij, afër Tokios, tragjedi në të cilën vdiqën 24 njerëz. Hetimi tregoi se piloti kishte pësuar një krizë manie vetëvrasjeje.

Gjithashtu, vetëvrasja e pilotit është një nga teoritë që merret në konsideratë për zhdukjen e avionit MH370, në mars 2104, të avionit të Malaysia Airlines. Sistemi i komunikimi të avionit, në të cilin udhëtonin 239 njerëz dhe që nuk është gjendur ende sot, ishte çaktivizuar qëllimisht disa minuta para se të ndryshohej rruga, duke e drejtuar avionin nga Oqeani Indian. pluhur. Në një tas tjetër, përzieni së bashku vaj dhe sheqer. Shtoni vezët e purenë e bananes dhe përziejini mirë. Përzieni përbërësit e thatë dhe hidhni dalëngadalë përbërësit e lagësht, derisa të jenë plotësisht të përzier.

Përzieni mangon me arrat dhe bashkojani masës së përgatitur më parë. Hidhni përzierjen në tavën e lyer me gjalpë pak më parë.

Piqeni në katin e mesëm të furrës së ngrohur në temperaturën 180C për rreth 1 orë. Kontrolloni nëse buka është gati, duke futur një kruajtëse dhëmbësh në mes të saj. Ftoheni bukën duke e lënë për 10 minuta para se ta hiqni nga tava dhe priteni në feta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.