Nintendo NX do të habisë botën

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Para një jave, Nintendo bëri një deklaratë surprizë, se do të nxjerrë një konsolë të re loje, Nintendo NX. Kjo konsolë do të zëvendësojë Wii U, që nuk është shitur edhe aq mirë. Nuk dimë ende shumë gjëra për Ninendo NX për momentin, por, sipas presidentit të Ninendos, Satoru Ivata, konsola e re do të habisë gjithë botën. Ivata deklaroi se Ninendo NX është konceptuar për të befasuar ata që luajnë me të dhe që ajo mund të ndryshojë jetën e një lojtari. Ivata ka deklaruar: «Megjith- atë, mos u përqendroni vetëm te hardueri, kjo është pa interes. Ne mendojmë gjithmonë për mënyrat se si mund t’i befasojmë lojtarët dhe kemi dëshirë të ndryshojmë jetën e tyre». Mund të mendojmë se ai flet për konsola si PlayStation 4 dhe Xbox One, që janë versione më të fuqishme se paraardhësit e tyre. Sido që të jetë, mund të shpresojmë se Ninendo ka mësuar nga gabimet që ka bërë me Wii U, por në pritje, cilat mendoni se janë ndryshimet mes kësaj konsole të re dhe atyre të konkurrentëve?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.