Përgjigjet

Intervista - - TEST -

1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kripa përbëhet nga natriumi dhe klori (emri kimik, klorur natriumi). Ka edhe forma të tjera të natriumit në ushqim, si soda e bukës (bikarbonati i natriumit) dhe aditivët ushqimorë, si glutamat mononatriumi (MSG), nitriti i natriumit dhe benzoati i natriumit. Çdo formë e natriumit e shton dozën e tij në trup, por natriumi i kripës përbën 90% të sasisë së natriumit që merr trupi juaj.

2. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Trupi i njeriut ka nevojë për natrium që të punojë siç duhet. Natriumi na ndihmon të mbajmë nën kontroll presionin e gjakut, vëllimin e tij, si edhe për të balancuar lëngjet e tjera të trupit. Ai, gjithashtu, ndihmon edhe punën e nervave dhe muskujve, por trupi ynë ka nevojë vetëm për sasinë e natriumit që ndodhet në afro 2/3 e një luge çaji kripë.

3. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Vetëm 6% e sasisë ditore të natriumit që marrim, vjen nga kripa që i shtojmë gjellës në tavolinë. 5% vjen nga kripa e hedhur në gatim, 12% vjen nga burime natyrore të natriumit, ndërsa vlerësohet se 75% vjen nga ushqimet e përpunuara, apo të restorantit. Mënyra më e lehtë për të pakësuar sasinë e natriumit është të hamë më shumë ushqime të përgatitura në shtëpi, me përbërës të freskët.

4. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Me sa dimë deri më sot, problemi më i madh shëndetësor i shkaktuar nga një dietë me shumë kripë është presioni i lartë i gjakut. Zakonisht, sa më shumë kripë të konsumoni, aq më shumë gjasa keni për presion të lartë të gjakut. Ky i fundit shton rrezikun për goditjen në tru, problemet me veshkat, me zemrën, verbërimin dhe infarktet.

5. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ju mund të pakësoni efektet negative të dietës me shumë kripë duke bërë aktivitet fizik. Studimet kanë treguar se, sa më aktivë të jeni, aq më pak ndikon sasia e kripës në presionin e gjakut. Nëse nuk jeni aktivë, ju duhet të jeni edhe më të kujdesshëm për të ngrënë më pak kripë.

6. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Kripa e shumtë mund të ketë efekte negative te zemra, veshkat dhe enët e gjakut. Sipas shkencëtarëve, sasia e lartë e natriumit mund të shtojë rrezikun për infarkt apo goditje në tru.

7. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Shoqata Amerikane e Zemrës këshillon që të rriturit ta kufizojnë sasinë e natriumit që marrin, në më pak se 1500 mg në ditë. Kjo është e barabartë me afro 2/3 e një luge çaji me kripë. Mesatarisht, amerikanët marrin më shumë se 3400 mg natrium në ditë, ose sasinë që ndodhet në një lugë e gjysmë çaji me kripë.

8. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Disa njerëz janë më të prirur për të pasur presion të lartë gjaku. Për këto grupe, përfshi njerëzit mbi 50 vjeç, zezakët dhe ata që vuajnë nga diabeti, tensioni, apo sëmundje kronike të veshkave, 1500 mg në ditë është sasia maksimale e natriumit e rekomanduar. Disa njerëz duhet të marrin edhe më pak.

9. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Burrat konsumojnë më shumë natrium sesa gratë, kryesisht sepse hanë më shumë. Mesatarisht, një burrë merr ndërmjet 3100-4700 mg natrium në ditë, ndërsa një grua, 2300-3100 mg. Nutricionistët gjithashtu rekomandojnë 2300 mg në ditë për njerëzit e shëndetshëm të moshës 2-50 vjeç.

10. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Natriumi nuk ka vetëm cilësi negative. Ai përdoret për të lidhur dhe stabilizuar përbërësit e një ushqimi, si dhe si konservues, nxitës i aromave dhe i ngjyrave.

11. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ndërkohë që mielli i zakonshëm mund të mos ketë fare natrium, ai që fryhet vetë ka brenda sodë buke dhe kripë. Për këtë arsye, ky miell bën që të ketë shumë natrium në ushqimet në të cilat ai përdoret (kek, biskota, etj). Mielli që fryhet vetë përmban 350 mg natrium për ¼ filxhan miell. Sipas OBSH-së, ushqimet me miell kontribuojnë të merren 354 mg natrium në ditë në dietën e perëndimorëve. Burime të tjera befasuese janë nënproduktet e qumështit (një filxhan me djathë cottage me pak yndyrë, përmban 918 mg), supat në formë konserve, salcat dhe perimet (një filxhan salcë domateje ka 1284 mg) dhe sallamet (dy feta sallam kanë 822 mg).

12. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Duhet kohë që ta mësosh veten të përdorësh më pak kripë. Shija e kripës fitohet, sidomos në moshën e fëmijërisë. Kur jemi të rritur, pas vitesh që kemi ngrënë ushqime shumë të kripura, duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për të ndryshuar shijen. Ekspertët thonë se duhen 8-12 javë.

13. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kripa e detit, e gurit, etj, janë e njëjta gjë: Klorur natriumi dhe kanë të njëjtën sasi natriumi (40%). Ndryshimet janë më shumë në teksturë dhe shije. Kripa e gurit nxirret nga shkëmbinjtë e kripës dhe asaj, shpesh, i shtohet edhe jodi. Kripa kosher përbëhet nga burime të ngjashme, por ajo zakonisht nuk ka aditivë dhe ka një teksturë më të ashpër. Kripa e detit, siç e tregon edhe emri, prodhohet duke avulluar ujin e detit. Për pasojë, ajo ka një shije të ndryshme. Si përfundim, mund të themi se ato i japin trupit të njëjtën sasi natriumi.

14. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Shumica e pijeve sportive përmbajnë kripëra minerale që ndodhen edhe në trupin tonë. Ato përfshijnë natriumin, kaliumin dhe kalçiumin. Këto janë futur në pijet sportive, me qëllim që të zëvendësojnë kripërat minerale që trupi i humbet bashkë me djersën, kur stërvitet. Nëse ju i pini ato pa u djersitur ashtu si duhet për të humbur këto kripëra, ju mund të shtoni sasinë e natriumit në trup.

15. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sipas rregullave, lejohet që një produkt të quhet “pa natrium”, nëse ka deri në 5mg për racion dhe “me shumë pak natrium”, nëse ai ka deri në 35mg për racion. Nëse produkti ka “pak natrium”, tregon që ai ka 140 mg ose më pak; “me natrium të reduktuar”, tregon se niveli i zakonshëm i natriumit është ulur me të paktën 25%. Nëse produkti etiketohet “i pakriposur”, ose “pa kripë shtesë”, kjo do të thotë se atij nuk i është shtuar tjetër kripë përveç asaj që ka normalisht ushqimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.