Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Nuk e di

Të thashë: “të dua” Ti qeshe dhe më the: - e di! Të thashë: “të urrej!”. Ti qeshe dhe the: Se mos vetëm ti Të thashë, do të iki, Ti qeshe, dhe më the: “Nuk është e vërtetë!” Unë do të iki, por nuk e di, Do të qash, apo do të qeshësh Kur të më humbësh përjetë?!

Alban Arapi

Unë jam modele e jetës sime

Nuk kam ecur e as shkelur në tapet të kuq As në pasarelat e veshje-zhveshjes nuk jam ngjitur S’kam shitur ndër revista budallallëk, as huq Unë me xhepa bosh e zemër plot jam rritur Unë s’jam e famshme, që të më njohë gjithë bota Nuk kam kontrata ku luhen milionat Nuk kam aktruar ndër skena të kota Kam shkelur në shkëmbinj Ku pushojnë shqiponjat.

Angjelina Lina Ndoj Unë me zemër i bëj fjalë U jap dritë si xixëllonja E di mirë se ç’do të dalë... E kur shkrimi të ketë mbaruar Emri im do të jetë stampim Gjer më sot çka unë kam shkruar Është meritë e shpirtit tim!

Nuk je e vetmja

Mendo veç një çast, ti s’je e vetmja “vajtimtare” e kësaj bote e mbushur me ligësi. Kujto veç një çast, se nën këtë qiell ka sy të cilët, mbushin një oqean me lot, e ti nuk je e vetmja zemërplasur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.