Jam divorcuar. A përfitoj nga shtëpia?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam Anjeza nga Tirana. Kam 15 vite e martuar me bashkëshortin dhe në datën 10 mars 2015 kam bërë zgjidhjen e martesës. Nga martesa ne kemi dy fëmijë. Gjykata vendosi që fëmijët të jetojnë me mua dhe bashkëshorti të paguajë detyrimin ushqimor. Ne kemi jetuar dhe punuar në Greqi, me kursimet e punës kemi ndërtuar një shtëpi dy katëshe, toka është me certifikatë pronësie, ndërsa ndërtesa është në proces legalizimi. Në certifikatën e pronësisë, trualli është në emrin e ish-burrit, pasi unë isha në Greqi dhe nuk mund ta lija dot punën për të bërë dokumentet te noteri. Edhe në deklarimet e legalizimeve, nuk është emri im, por i ish-bashkëshortit. Dua të di, a përfitoj pjesë nga trualli dhe nga shtëpia? Bashkëshorti më thotë se të gjitha janë të tijat pasi i ka bërë dokumentet në emrin e vet...

- E nderuar Anjeza, fillimisht ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Lidhur me pyetjen tuaj, dua t’ju bëj një panoramë të shkurtër të pasojave juridike që krijohen për regjimin e pasurisë në bashkësi, siç është rasti konkret, ku ju pasurinë e keni vendosur pas lidhjes së martesës.

Kodi i Familjes në kreun II të saj përcakton “Regjimin pasuror martesor në bashkësi” (kur bashkëshortët nuk kanë lidhur kontratë për regjim tjetër pasuror martesor):

a) pasuria e fituar nga të dy bashkëshortët, së bashku ose veç e veç, gjatë martesës;

b) të ardhurat nga veprimtaria e veçantë e çdo bashkëshorti gjatë martesës, nëse nuk janë konsumuar deri në mbarimin e bashkëpronësisë; c) frytet e pasurisë së çdo bashkëshorti, që janë marrë dhe nuk janë konsumuar deri në mbarimin e bashkëpronësisë;

d) veprimtaria tregtare e krijuar gjatë martesës.

- Në rast se veprimtaria tregtare para lidhjes së martesës i përkiste vetëm njërit prej bashkëshortëve, por gjatë martesës drejtohet nga të dy, bashkësia përfshin vetëm fitimet dhe shtimin e prodhimit. Pasuria e krijuar gjatë martesës, e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtare të njërit prej bash-

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tirane.

këshortëve dhe shtesat e prodhimit të saj, janë objekt i bashkëpronësisë vetëm nëse ekzistojnë si të tilla në çastin e mbarimit të martesës. Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim të rastit kur bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak. Pasuri vetjake e bashkëshortit që nuk bën pjesë në bashkësi është:

a) pasuria, e cila para lidhjes së martesës ishte në bashkëpronësi të bashkëshortit me persona të tjerë ose kundrejt së cilës ai ishte titullar i një të drejte reale përdorimi;

b) pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut, kur në aktin e dhurimit ose në testament nuk përcaktohet se ato janë dhënë në favor të bashkësisë;

c) pasuritë e përdorimit ngushtësisht vetjak të secilit bashkëshort dhe pasuritë e fituara si aksesorë të pasurisë vetjake;

ç) mjetet e nevojshme të punës për ushtrimin e profesionit të njërit prej bashkëshortëve, përveç atyre që janë caktuar për administrimin e një veprimtarie tregtare;

d) pasuria e fituar nga shpërblimi i dëmit vetjak, me përjashtim të të ardhurave që rrjedhin nga pensioni i fituar për shkak të humbjes së pjesshme ose të plotë të aftësisë për punë;

dh) pasuria e fituar nga tjetërsimi i pasurive vetjake të sipërpërmendura;

e) shkëmbimi i tyre, kur kjo është deklaruar shprehimisht në aktin e blerjes.

Bashkësia mund të përfitojë kompensim, pas mbarimit të saj, për të ardhurat dhe pasuritë që bashkëshorti ka neglizhuar të marrë ose për ato që ai ka shpenzuar në keqbesim. Kërkesa për kompensim duhet të paraqitet nga bashkëshorti i interesuar para mbarimit të procedurës të ndarjes së pasurisë. Kur një detyrim vjen në bashkësi për shkak të njërit bashkëshort, ai nuk mund të kërkohet mbi pasuritë vetjake të bashkëshortit tjetër. Nëse ka detyrime solidare të të dy bashkëshortëve, ai mund të kërkohet mbi pasurinë në bashkësi. Bashkësia mbaron me:

a) vdekjen e njërit prej bashkëshortëve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur të njërit prej tyre, shpalljen të pavlefshme dhe zgjidhjen e martesës; b) pjesëtimin e pasurive; c) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.