Ç’kuptimkaëndrraime?

Buzë pyllit Isha çarë te barku

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Pashë në ëndërr vajzën që dua, sikur ishte ulur në një tavolinë me koleget e mia dhe nuk më shikonte, por i mbulonte sytë me bishtaleca. Unë mundohesha ta shikoja, nuk mundesha dhe ngjitesha buzë një lumi të mbushur me mbeturina. Rruga më pas më çoi buzë një pylli, ku edhe u futa. Ajo rrugë më solli në oborrin tim të mbushur plot me njerëz, burra, gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme. Më doli gjumi më pas; ëndrra u ndërpre. Ju lutem, më thoni, çfarë do të thotë?

- Një ëndërr e tillë e tregon shumë qartë fiksimin që keni për këtë vajzë. Nuk arrini dot ta hiqni nga mendja dhe tashmë, ndjenja që keni për të, ju është bërë obsesion. Edhe ngjitja në pyll e mbeturinat paraqesin mendimet tuaja. Jeni shumë në siklet dhe po e vuani shumë këtë ndjenjë e cila duket se nuk do t’ju realizohet kurrë, ashtu siç do të dëshironit ju. Ndoshta ka ardhur koha ta lini pas të kaluarën, përndryshe këto ëndrra do t’ju ndjekin gjithë jetën dhe ju po humbisni kohën tuaj me një histori që e parealizueshme. Ndaj, kini kujdes, mendoni për veten tuaj. Ju uroj fat! - Kam parë në ëndërr sikur isha çarë shumë te barku, pastaj futa dorën brenda tij e nxora një copë të madhe mishi apo dhjami, nuk e di. Më pas, i bashkova pjesët e barkut dhe i vura tutat sipër, që të ndalonte gjaku. Çfarë do të thotë kjo, ju lutem? - Duhet të bëni shumë kujdes me shëndetin. Ëndrra ju paralajmëron se po e teproni me ushqimin dhe mënyrën tuaj të jetesës. Nëse nuk bëni një regjim ushqimor ose nuk merreni me një aktivitet çfarëdo, fizik apo ushtrime, mund të keni rëndesa si në fizik, ashtu edhe nga ana shpirtërore e psikologjike. Ndaj, kujdes! - Kisha veshur një palë çizme të zeza që shkëlqenin aq shumë sa të vrisnin sytë. M’u sul një qen i zi që skërmiste dhëmbët dhe afrohej. Ai donte të më kapte majat e çizmeve, por nuk arrinte t’i kapte dot me dhëmbë se i rrëshqisnin dhe unë e shtyja me shqelma. Ai nuk më kafshonte dot, por vetëm nxirrte dhëmbët poshtë këmbëve të mia. Unë e qëlloja me këmbë dhe këpucët e mia s’i kapte dot, se kishin përbërje të rrëshqitshme. Jam në merak, prandaj më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Juera. - Së pari, çizmet që keni veshur tregojnë karakterin tuaj impulsiv dhe në të njëjtën kohë, dëshirën për të qenë totalisht e pavarur, ndërsa qeni tregon si instiktet tuaja të fshehura, ashtu edhe besnikërinë ndaj gjërave që doni. Fakti që qeni nuk ju ka kafshuar dot, tregon se ju kanoset një rrezik, por nuk do t’ju prekë dot, ndaj sado e rrezikshme të duket situata me të cilën do të përballeni, do t’ia dilni mbanë pa asnjë pasojë, falë karakterit tuaj të fortë. Bëhet fjalë për diçka kalimtare, ndaj s’keni pse të merakoseni. - Mbrëmë kam parë një ëndërr të çuditshme, sikur vjehrra ime mbante një kuti të zezë kastori dhe në të kishte një unazë që do tja jepte dikujt. Mirëpo rastësisht diku larg unazen e gjeta pranë një çesme në tokë dhe e futa në gji. Ajo ishte e madhe dhe me një gur gjigand të shndritshëm në majë, ishte mahnitëse. Vjehrra ma kërkoi por unë nuk ja dhashë, i thashë që më takonte mua meqë më erdhi tek këmbët. Si mund të shpjegohet kjo ju lutem nëse mundeni? Faleminderit. - Një ëndërr e tillë tregon një lloj konflikti me familjen e bashkëshortit tuaj. Një debat ose ka lindur, ose do të lindë dhe shkak do të jetë vjehrra juaj. Duhet të keni shumë kujdes, sepse një fjalë e thënë në momentin e gabuar, apo një veprim i nxituar mund të rrezikojë marrëdhënien tuaj. Unaza që keni parë dhe që e keni marrë po ju, është një shenjë e mirë, që do të thotë se marrëdhënia që keni me bashkëshortin është e fortë dhe askush nuk mund t’jua prishë, qofshin këta edhe pjesëtarë të familjes. - Kam parë një ëndërr dhe më rri mendja atje. Para pesë vjetësh më ka vdekur mami dhe unë e kam vuajtur shumë. Një natë, pa-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.