Është stres apo kam gjë tjetër?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, doktoreshë Valentina! Jam 36 vjeçe dhe ka pesë muaj që jam në stres. Kjo më ka ardhur vetvetiu, pa ndonjë problem. Po mjekohem te një neurolog i cili më tha se kam ngarkesë psikike. Kam përdorur qetësues të ndryshëm dhe diazepam mëngjes e mbrëmje, mirëpo ka ditë që ndihem mirë shumë, siç ka ditë që nuk jam mirë, me dhimbje koke, marramendje, si dhe disa therje në kokë. Ju lutem, më tregoni, mos kam ndonjë problem tjetër apo është vetëm gjendje stresi? Si ta kaloj këtë gjendje që më frikëson shumë? A kanë efekte anësore qetësuesit që përdor? Po diazepami, po ta përdorësh shpesh, a të jep efekte anësore? Me respekt për ju.

Dr. Valentina Qemalli ( Asabella), psikiatre: - E nderuar 36 vjeçare, ju jepni pak të dhëna në lidhje m e shqetësimet tuaja. Nuk na sqaroni më tutje për këto probleme apo se sa të rregullta kanë qenë konsultat me mjekun. Nuk mund të përdorni qetësues të ndryshëm pa kriter, pasi ato krijojnë varësi. Çdo gjë bëhet duke u konsultuar me mjekun që ju ndjek. Juve ju duhet terapi e rregullt, e vendosur nga mjeku, pas një vlerësimi të hollësishëm të gjendjes suaj, ndaj për më gjatë, ju mirëpresim të na kontaktoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.