Vazhdoj të vuaj nga impotenca

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, ju përshëndes. Jam vizituar te ju para dy vjetësh për herë të parë për shenja impotence dhe ju më keni dhënë 2 kokrra alprostadil, që më dhanë rezultat, por me kalimin e kohës, shenjat e impotencës u shtuan. Jam vizituar para dy muajsh te ju dhe më keni dhënë përsëri alprostadil, si dhe një medikament që quhej Permen. I kam pirë, por s’kanë rezultat dhe efekti i permenit nuk është shumë aktiv. Kam një ejakulim të parakohshëm (derdhja e një lëngu të hollë, pa filluar penetrim) dhe pastaj më bie dëshira për seks). Çfarë më rekomandoni? Ndjehem shumë i fyer... Kam studiuar shumë gjëra rreth impotencës, por s’e di se si duhet të veproj. Jam vizituar tek urologu dhe kam bërë analizat, që më kanë dalë mirë dhe prostata, me shumë pak probleme. Jam nga Bulqi- za dhe kam shumë respekt për ju, ndaj kërkoj sërish sugjerimin tuaj. Jam 53 vjeç. Me respekt, Agimi. Dr. Evi Dani, seksologandrolog: -I nderuar Agim, sigurisht, unë ju kam shpje guar kur jemi takuar që impotenca seks uale ndahet në dy grupe: impotencë seksuale organike dhe psikogene. Personat që vuajnë nga impotenca seksuale psikogene do ta marrin mjekimin përkohësisht, kurse ata që vuajnë nga impotenca seksuale organike, e marrin mjekimin për një kohë shumë më të gjatë. Te ju dhe shumë të tjerë, fillimisht, e përdorim mjekimin që të jetë i efektshëm e me kosto të lirë dhe sigurisht, preparate që ndihmojnë aktivitetin seksual dhe ato që kryesisht janë me baza bimore.

- Nëse shikojmë se ju nuk keni rezultatin e dëshiruar, ndërrojmë skemat e mjekimit, gjithmonë në bazë të ankesave që paraqet pacienti. Unë ju kisha thënë, Agim, që të vini dhe një herë për të bërë diferencimin e gjërave dhe po ju them se herën e tretë, kur të mjekoheni, çdo gjë do të shkojë shumë më mirë. Nuk mund të sqaroheni nëpërmjet shkrimit në gazetë apo në vveb, ashtu siç do të sqaroheshit drejtpërdrejt, duke biseduar përballë me njëritjetrin. Ju pres. Me respekt, doktori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.