UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Nuk të njoh nga afër, po jam mrekulluar kur pashë intervistën tënde, te Nesër- TV, i nderuar president i Alb- Transport. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se në Tiranë tani ka autobusë të klasitë të parë. Edhe nga ata që udhëtojnë jashtë shtetit, por ai që më ngrohu më tepër, ishte autobusi dhuratë nga ti për ekipin kombëtar të futbollit. Të uroj fort nga zemra, si qytetar dhe si gazetar!

- Në krahasim me të gjithë jetën, një grimcë kohe qe ajo që kaluam bashkë me ty Mark Babani dhe ty Rrok, aty te lokali “Zhabjaku”, në Vaun e Dejës, po ca stërkala kujtimesh të bukura, ngrihen përditë në emocionet e mia sepse edhe një çikëz jetë, kur është e pastër, edhe pas njerëzve të mrekullueshëm, të mbetet fort në mendje. Ju uroj të dyve, fort, nga zemra!

- I dashur Lad Pulaj! Unë shkrova për ty, se kishe ( dhe ke) një qen të bukur, me emrin Aspirin, por ne paskemi patur dynjanë e miqve të përbashkët, që nga Stefani, Beni e plot të tjerë. Ndofta ngaqë je nga Tërbaçi, ndofta ngaqë je diplomat. Unë them se të dy kemi pak mirësi brenda vetes, prandaj kemi kaq miq. Kur janë të përbashkët, akoma më mirë. Të uroj gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.