Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Një burrë dhe një grua njihen, pëlqehen, bien në dashuri dhe kështu, vendosin të martohen. Natën e parë të martesës, në dhomën e gjumit të një hoteli të shkëlqyer, ajo i thotë:

- Të lutem, i dashur, më trajto me kujdes... jam ende e virgjër!

- Çfarë?! – habitet ai. – E virgjër? Po si është e mundur kjo? Kjo është martesa jote e katërt...

- Epo, burri im i parë ishte psikolog dhe e vetmja gjë që donte, ishte të flisnim. Burri i dytë ishte gjinekolog dhe e vetmja gjë që donte, ishte të shihte... - Po i treti? - I treti ishte koleksionist pullash... Eh, sa më mungon!

- Si quhet një bjonde që shkon në universitet?

- Vizitore.

Një gazetar, njëherë më pyeti: - Sipas jush, avokatët janë të ndershëm?

- Sigurisht... – iu përgjigja. – Ja, t’ju jap një shembull. Babai im më dha borxh 50 000 euro për të studiuar për Juridik dhe unë ia ktheva që të gjitha, sapo mbylla procesin tim të parë gjyqësor...

- Kjo qenka vërtet për t’u përgëzuar... për çfarë bëhej ky proces?

- Ai kishte ngritur padi kundër meje, për të marrë paratë që i kisha borxh...

Në stacion, sapo niset treni, një burrë, nga dritarja e trenit i thotë me gëzim një tjetri, që po e përshëndet nga trotuari:

- Faleminddrit Gëzim për uikendin e shkëlqyer. Gruaja jote është shumë e nxehtë në shtrat...

Burri që është ulur ngjitur atij, sapo niset treni, e pyet i habitur: - Më falni që po ndërhyj, por më bënë veshët apo ju i thatë me të vërtetë atij burrit se gruaja e tij është shumë e nxehtë në shtrat?

- Po... por ishte një gënjeshtër e bardhë nga ana ime... ia thashë që të mos i prishja qejfin!

- Mami, mami, çfarë është truri?

- Më lër rehat tani... Kam tjetër gjë në kokë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.