Master Chefat bëhen bashkë!

Intervista - - JAVA VIP -

Duket sikur ka kaluar kohë që nga finalja e Master Chef, por jehona e master chefave, vazhdon, aq më tepër që ata nuk duan që emri i tyre të mbetet në hije. Ata janë mësuar të na surprizojnë, por këtë herë, do të jenë shumë pranë fansave të tyre, edhe si organizatorë të një mbrëmjeje shumë të veçantë...

Ador- Resort, një hotel luksoz, që ndodhet vetëm 500 metra larg aeroportit te Tiranës, u ka hapur atyre dyert e kuzhinës dhe vetë pjesëmarrësit e Masterchef 1 dhe 2, të dielën, në orën 18.00, do të organizojnë një mbrëmje ku do të gatuajnë të gjithë bashkë për pjesëmarrësit në atë mbrëmje. Ata vetë kanë organizuar çdo gjë dhe kanë përcaktuar menunë. Doni të dini se kush janë ata të nëntë? Yllka, Orana, Emre, Irdi, Veri, Indriti, Gëzimi nga Master Chef 2 dhe Miklovani e Uani nga Master Chef 1. Interesante, apo jo? Në fund të fundit, e kush nuk do të donte të provonte një darkë të gatuar nga duart e tyre?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.