Dafina Zeqiri: Unë s’jam Tuna, as zogun s’lejoj të ma rrahin

Intervista - - JAVA VIP -

Mjaftoi të publikohej nga vetë Tuna një foto e saj me një sy të nxirë me makiazh dhe mediat vërshuan me versionin e tyre se syrin ia kishte nxirë Cozmani, pasi e kishte rrahur! Dhe sigurisht këto fjalë, nuk kishin si të mos i shkonin në vesh edhe “të zonjës së punës” Tunës, e cila doli me një deklaratë mjaft provokuese duke thënë se Cozmani asaj i rrihte vetëm “zogun”. Megjithatë, lajmi i bujshëm se Cozman ka rrahur Tunën vazhdoi të zgjonte shumë kureshtjen e fansave. Ai u pasua me komente të shumta, ndër të cilat përmendim edhe komentin e këngëtares Dafina Zeqiri, e cila u shpreh: “Unë s jam Tuna, as zogun s’lejoj të ma rrahin.” Nuk e dimë ende nëse ky koment i Duffyet ka ardhur si pasojë e ndonjë reagimi të Tunës ndaj saj apo Duffye mban akoma inate me këngëtaren në fjalë. Tashmë, dihet publikisht se këto dy këngëtare nuk kanë ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën për shkak të një koncerti dy vite më parë në Velipojë, ku Duffy anulloi prezencën e saj për shkak se ajo u caktua si këngëtarja numër 3 e mbrëmjes, pas Tunës dhe Getoarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.