Adrola Dushi, pjesë a agjencive të modës në SHBA

Intervista - - JAVA VIP -

Edhe pse është mama e një djali, ishMissi shqiptar, Adrola Dushi, nuk e lë pas dore karrierën. Për fat të mirë, ka edhe një bashkëshort që e mbështet. Së fundi, Adrola ka bërë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e agjencive të modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U bë kohë që Adrola ndodhet atje bashkë me djalin, Troin dhe këtë periudhë e ka shfrytëzuar për të lidhur kontrata si modele me dy agjenci mode, në Nju Jork dhe Boston. Adrola u bë mama në moshën 20 vjeçare, por lindja e djalit nuk e pengoi aspak. Pasi lidhi një kontratë edhe me kompaninë “Deka” duke zëvendësuar Valbona Selimllarin, shumë shpejt, ajo do të nisë një karrierë si modele në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.