Çiljeta bëhet OTR

Intervista - - JAVA VIP -

Çiljeta shumë shpejt do të publikoje edhe bashkëpunimin e saj me Noizyn në këngën “Gangsta love”. Ata të dy nuk i bashkon vetëm profesioni, muzika, por edhe origjina, pasi janë që të dy nga Dibra. Çili duket se e ka gjetur veten mjaft mirë jo vetëm në muzikën e Noizyt, por edhe në grupin e tij “Otr”. E themi këtë sepse edhe ajo është bërë pjesë e këtij grupi dhe ashtu siç ua kërkon tradita anëtarëve të “Otr”, Çiljeta ka bërë tatuazh kurorën, në gishtin tregues. Tashmë, ajo është zyrtarisht një “Otr” dhe me siguri, pas këtij lajmi, fansat e shumtë të grupit do ta thërrasin atë Çiljeta OTR. Dhe, duke u rikthyer te klipi “Gansta love” flitet se ky do të jetë një klip mjaft i realizuar që ngjan me një skenë filmi e që do të përfshijë edhe djalin e Çilit, Fernandon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.