Altin Sulku: 13 vite karrierë, nuk më kanë ndryshuar

Intervista - - MUZIKE -

i është një ndër këngëtarët që ka kontribuar shumë në muzikën shqiptare dhe, pas një periudhe mungese në treg, u rikthye fuqishëm me bashkëpunimin e tij me Noizyn, që zbulon edhe lidhjen familjare mes të dyve. Suksesi i “Gipsy lover” e ka shtyrë Altinin t’u përkushtohet edhe më shumë bashkëpunimeve, mes të cilave edhe një tjetër me Noizyn. Na ngelet vetëm të presim verën për albumin e ri dhe, ndërkohë, le të bisedojmë me të...

Rita Rrjolli: - Përshëndetje Altin! Do të doja të bisedonim së bashku, si fillim, në lidhje me “Gipsy lover”...

Altin Sulku: - Patjetër... Është kënaqësi të jem pjesë e “Intervistës”. Promovimi i këngës po shkon më së miri dhe, që të jem realist, nuk e prisja të shkonte kaq mirë, sepse ishte një eksperiment në rryma krejt të ndryshme muzikore.

- Sa kishit që e mendonit bashkëpunimin me Noizyn?

- Rreth një vit. Noizyn e kam djalë daje dhe ky ka qenë fati im, sepse siç dihet, Noizy është një ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe vështire se do pranonte bashkëpunonim, duke i patur edhe rrymat krejt të ndryshme.

- Si u ndieve gjatë për-

gatitjeve?

- Aq mirë sa kam edhe dy projekte të tjera të kësaj rryme që shumë shpejt do dalin në tregun muzikor.

- Për një kohë të gjatë i mungove skenës… Cila ishte arsyeja?

- U detyrova të shkëputem për disa arsye familjare, por mendjen e kisha gjithmonë të muzika dhe tani, falë Zotit, çdo gjë po shkon në vendin e duhur.

- Ç‘ ka ndodhur gjatë kësaj mungese? Me çfarë je marrë?

- Më shumë iu dedikova familjes dhe shëndetit, që vjen mbi të gjitha.

- Sa e vështirë është të jesh person VIP?

- Jeta e të qenit VIP ka edhe të mirat, por edhe të këqiat e veta. Të mirat dihen, si ana financiare, kur të përgëzojnë në rrugë, kur familja ndihet krenare për ty e plot gjëra të tjera, ndërsa të këqiat, se ke më shumë jetë nate dhe gjumi nuk është njëlloj. Mund të abuzosh edhe me pijet alkolike për shkak të punës në diskoteka dhe koncerteve, si dhe jeten private nuk e ke asnjëherë të qetë, ngaqë je në qendër të vëmendjes. Gjithsesi, fama është suksesi që aspiron çdo këngëtar.

- Na bëre kuriozë për jetën tënde private...

- Unë kam një familje të mrekullueshme, prindërit, vëllezërit e motrat. Statusi im është singëll.

- Pra, vajzat që të pëlqejnë, janë të lira të të ngacmojnë?

- Nëse janë gati, ja ku e kanë fatin! (Qesh)

- Në 13 vjet karrierë muzikore, çfarë kanë ndryshuar e çfarë nuk do ta ndryshojnë kurrë te ti?

- Kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë, si për shembull, kam gjetur disa miq shumë të veçantë. Jeta më shkon për bukuri dhe e them me plot bindjen se kam punën më të bukur në botë, por nuk do të ndryshoja kurrë. Si Altin jam i njëjti; ai që isha kur fillova me muzikën, jam edhe tani, që kam 13 vite karriere mbi shpatulla.

- Si e sheh zhvillimin e muzikës?

- Unë nuk jam ndonjë ekspert që të gjykoj, por them se populli është gjykuesi më i mirë sepse ai seleksionon çfarë bën dhe çfarë nuk bën.

- Pas bashkëpunimit me Noizyn a ke ndërmend ndonjë bashkëpunim tjetër po kaq të suksesshëm?

- Po, pas këngës “Gipsy lover”, që rezultoi shumë e suksesshme, gjë që u pa edhe nga klikimet në youtube (për një kohë shumë të shkurtër arriti 4 milion klikime) ne kemi mbaruar dhe bashkëpunimin tjetër. Shumë shpejt do punojmë me videoklipin dhe shpresojmë që, nga mesi i prillit, ta nxjerrim në treg. Kam bashkëpunimin tjetër me Noizyn, 4 këngë të tjera që po i punoj në studio dhe këngët singëll mendoj t’i mbledh e t’i nxjerr në një album gjatë verës.

- Ke patur shumë koncerte edhe jashtë Shqipërisë. Si kanë shkuar ato?

- Në të gjithë Europën na kanë pritur shumë mirë, sepse bashkatdhetarët tanë kanë shumë mall për muzikën e bukur shqiptare dhe ne si artistë mundohemi të përçojmë tek ata ndjenjën e të

qenit në Shqipëri për ato pak orë që jemi afër tyre.

- Cila është pritja më e bukur që të kanë bërë fansat?

- Ka patur shumë raste, por veçoj njërën në Athinë... Fansat kishin bërë një foto timen gjigande, që më emocionoi shumë.

- A mund të renditesh ndër këngëtarët milionerë?

- Milioner nuk mund të them, por më i paguari sot për sot është Noizy.

- Çelësi i suksesit tënd...

- Çelësi i suksesit jo vetëm për mua, por për të gjithë këngëtarët, përveç zërit, mendoj se është thjeshtësia dhe karakteri. Sa më i thjeshtë dhe i dashur të jesh, aq më shumë të duan fansat e populli.

- Një përshëndetje të fundit...

- Përshëndes familjen dhe kushëririn tim, Rigelsin (Noizyn), që ka patur një impakt shumë pozitiv së fundmi në karrierën time dhe të gjithë fansat. U premtoj se do të mundohem të bëj më të mirën që të sjell gjithmonë këngë të bukura dhe u them se i dua shumë. Gjithashtu, ju përshëndes juve dhe ju uroj suksese në punën tuaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.