Jessy Hennesy: Fjalët erotike janë të lehta në çdo gjuhë!

Intervista - - MUZIKE -

- Xhesi, si u gjende me Gjon Karricën në “Sex toy”?

- Me Gjonin njihem prej kohësh dhe u gjendëm rastësisht në duet; na pëlqeu ideja dhe bashkëpunuam.

- Je vërtet shumë seksi... Si e mban trupin në formë?

- Faleminderit. Bëj palestër zakonisht tre herë në javë. Pastaj, bëj shumë kujdes në ushqim.

- Sipas teje, ku qëndron pozitivja dhe ku negativja e përdorimit të lodrave të seksit?

- Unë për vete nuk i përdor, por nuk jam kundër as që të tjerët t’i përdorin, s’e di nëse ka ndonjë gjë negative.

- Pse është kaq e rëndësishme të bësh seks të mirë? - Seksi është pjesë e jetës, andaj është e rëndësishme. - Lidhja duhet të jetë sensuale apo seksuale? - Lidhja serioze duhet të jetë sensuale; aventurat duhet të jenë seksuale.

- Të ka ngcmuar ndonjëherë ndonjë femër?

- Jo, nuk ka pasur rast.

- A duhet të ishte censuruar kjo video për mosha të vogla?

- Sot ka ardhur një kohë që nuk e dimë çfarë duhet censuruar e çfarë duhet lançuar nëpër televizione, kështu që nuk mund të jap një përgjigje të saktë.

- Xhesi, ti vetë i sfidon këngëtaret shqiptare përsa i përket sensualitetit?

- Nuk njoh shumë këngëtare shqiptare dhe nuk di çfarë të them. Kam dëgjuar se jeni racë e bukur.

- E pate të vështirë të këndoje në shqip apo fjalët erotike janë të lehta për t’u mësuar në çdo gjuhë?

- Është e vërtetë! Fjalët erotike janë më të lehtat për t’u mësuar në çdo gjuhë... (Qesh)

- Me Gjonin jeni vetëm miq apo ka pasur ndonjë moment sensual mes jush?

- Jemi vetëm miq dhe ashtu do mbetemi besoj; ai është njësh!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.