Mehmeti vjen në fejesën e Ferides

Intervista - - TELENOVELA -

Mehmeti jep deklaratën e tij, se Mahiri në kohën që është bërë vrasja, ka qenë në shtëpinë e tij, deklaratë që e lumturon Feriden dhe të tjerët. Për pasojë, Mahiri lihet i lirë. Feridja shkon të falënderojë të atin, i cili vazhdon të shfaqë para Ferides figurën e një njeriu të drejtë, duke i thënë asaj se kurrë nuk do ta fshihte të vërtetën. Feridja dhe të tjerët nisin të shpresojnë se ai ka filluar të zbutet dhe se do të vijë edhe në dasëm.

Pasi takohem me Suejdën, Ajteni shkon në kazino për të takuar Nexhdetin dhe rastësisht, dëgjon atë teksa i tregon Selimit se si vrau Sinanin dhe se si u përpoqën që këtë faj t’ia hidhnin Mahirit. Ajteni largohet prej andej e shokuar.

Kerimja përpiqet me të gjitha mënyrat që dasma të jetë një ditë e gëzuar për Feriden dhe së bashku me Safijen e të tjerët, e organizojnë gjithçka në perfeksion. Feridja e Mahiri marrin me qira shtëpinë ku do të jetojnë bashkë dhe janë shumë të lumtur. Dy familjet organizojnë festën e shkëmbimit të unazave dhe Kerimja i lutet Ferides të mos stresohet për asgjë, por thjesht të shijojë ditët më të lumtura të jetës së saj. Feridja e falënderon që ajo po i qëndron pranë.

Mehmeti i kërkon Selimit të organizojnë diçka kundër Mahirit, para se martea e tij me të bijën, të shkatërrojë prestigjin e familjes së tij. Selimi është dakord. Ajteni shkon tek Erdali dhe interesohet se çfarë ndodh nëse një njeri është vrasës, a përfundon ai në burg apo jo...

Jasini takohet me Songulin dhe i kërkon që ta lërë shkollën atë ditë dhe të dalë me të, por ajo i thotë se është e pamundur sepse po merret me përgatitjen e mbrëmjes për Mahirin. Songuli përpiqet t’i shmanget, gjë që nuk i pëlqen aspak Jasinit, i cili i thotë se do të vijë atë mbrëmje, pasi ata do të kërcejnë për herë të parë së bashku.

Kerimja viziton të shoqin dhe i kërkon të vijë për fejesën e Ferides. Ajo i tregon se sa e ka vlerësuar e bija faktin që ai ka shkuar të shpëtojë Mahirin dhe ai i thotë se e ka bërë këtë vetëm për Feriden dhe jo sepse u tremb nga kërcënimi i Kerimes.

Nazifi i vogël ngul këmbë që ai bashkë me të ëmën të shkojnë të jetojnë me Bulentin, gjë që Nazifi ia mohon. Ai thotë se shtëpia e tyre është aty dhe se ata nuk kanë për të ikur askund.

Sejizi shkon në dyqanin ku punon Bulenti për të marrë makinën që ka çuar për servis dhe rastësisht shikon Bulentin teksa i bërtet Ilknurit e cila i thotë se pa lejen e familjes së saj nuk ka për të shkuar askund. Bulenti acarohet dhe vë sërish dorë mbi të, gjë që e zemëron Sejizin i cili shkon dhe ndihmon Ilkknurin. Sejizit i pëlqen shumë Ilknuri dhe interesohet se kush është ajo.

Nazifi shkon në shtëpinë e Mehmetit dhe e falënderon për deklaratën që dha për Mahirin, si dhe e fton që të shkojë atë natë në festën e fejesës së Ferides me Mahirin. Shërbëtorja kërkon lejen e Mehmetit për të shkuar në fejesën e Ferides, por Mehmeti i thotë se nuk ka për të shkuar askund. Ajteni telefonon në polici dhe i përgjigjet Jasini. Ajo prezantohet si një punonjëse e gazetës dhe deklaron se ditën e vrasjes ka parë Nexhdetin të futet në zyrën e Sinanit dhe mendon se është ai vrasësi. Jasini, në vend që të shkojë në festën e Mahirit, është i detyruar të shkojë për të arrestuar Nexhdetin.

Jilani shkon te Nexhdeti dhe i thotë se është informuar për faktin se tani merret ai me trafikun e armëve dhe e akuzon se i ka marrë punën. Jilani e pyet se kush është ndërmjetësi mes tij dhe pronarit të madh dhe Nexhdeti i tregon se ai e takon drejtpërdrejt atë, pa ndërmjetës. Jilani këmbëngul për të mësuar emrin e tij, por Nexhdeti nuk ia tregon.

Mysafirët janë mbledhur dhe Mahiri e Feridja presin të vijë edhe babai i saj, që të dalin mes tyre, por është vonë dhe Feridja vendos të mos presin më.

Jasini shkon te Nexhdeti dhe i tregon se ka një akuzë kundër tij se ka vrarë Sinanin. Ai mohon dhe Jasini i kërkon alibinë. Nexhdeti thotë se ka qenë në shtëpi, me të shoqen. Atëhere Jasini e merr Nexhdetin në polici për të dhënë deklaratën e tij, ndërsa ngarkon Kemalin të shkojë të vërtetojë alibinë e Nexhdetit.

Kemali shkon të pyesë Ajtenin dhe ajo i thotë se atë ditë, Nexhdeti ka dalë nga shtëpia para orës 11. Songuli e pyet nëse do të vijë Jasini dhe Kemali i thotë se ai kishte punë. Atëhere Songuli i propozon Osmanit që të vallëzojnë së bashku. Në momentin e shkëmbimit të unazave, vjen Mehmeti, i cili kërkon që t’i vërë ai unazat. Ai ia vë unazën Ferides, ndërsa Mahirit ia lë në mes të gishtit. Mehmeti i uron dhe puth Feriden, ndërsa kur Mahiri i puth dorën, e quan atë “bir”. Ceremonia vazhdon me zakonet e tjera.

Nexhdeti mbahet në burg. Mehmeti flet mënjanë me Feriden dhe i premton se tashmë nuk kanë për t’u ndarë kurrë më. Feridja i thotë se kjo është dita më e lumtur e jetës së saj. Mehmeti i kërkon që të kthehet në shtëpi bashkë me të ëmën dhe të dalë si nuse nga shtëpia e saj. Feridja e falënderon.

Ndërsa shohin Feriden me Mahirin duke kërcyer, Selimi e pyet Mehmetin se cila është arsyeja që e fali Mahirin. Ai i përgjigjet se ky do të jetë gëzimi i tyre i fundit dhe se e ka bërë këtë që, pas kësaj, askush të mos e akuzojë atë, për vdekjen e Mahirit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.