Hoze Luisi gjen Alehandron me Monserratin duke bërë dashuri

Intervista - - TELENOVELA -

Monserrati vendos të kthehet të shtëpi duke hequr dorë nga plani për t’u arratisur bashkë me Alehandron. Ajo i tregon Rozarios se është shtatzënë dhe se ka shumë mundësi që ky të jetë fëmija i Hoze Luisit. Ajo e pyet nëse ekziston ndonjë mundësi që fëmija të jetë i Alehandros dhe Monserrati i tregon se ky i fundit i kishte kërkuar që ta abortonte. Rozario i tregon se ajo ka përjetuar të njëjtën situatë kur kishte qenë në burg dhe kishte zbuluar se ishte shtatzënë me Alehandron, duke vendosur të mos e abortonte. Makario vazhdon ta qortojë Alehandron për sjelljen e tij ndaj Monserratit dhe i kujton kohën kur ajo ishte shtatzënë me Lauriton dhe ai nuk e besonte se ishte fëmija i tij, duke e lënë dhe duke ikur me Marian...

Rozario i thotë Monserratit se do të ketë mbështetjen e saj të plotë dhe se do ta dojë atë fëmijë, si të ishte nipi i saj. Hoze Luisi e dëgjon këtë bisedë dhe Monserrati pranon se është shtatzënë. Ai e pyet nëse ajo ishte duke ikur me Alehandron. Monserrati i thotë se ishte nisur të ikte vetë, bashkë me Rozarion dhe të birin. Ajo kërkon sërish divorcin, por Hoze Luisi i thotë se ajo nuk ka për ta braktisur më, sidomos tani që është shtatzënë. Alehandroja takohet me Marian dhe i thotë se pranon të takohet me të, me kusht që të marrë dokumentet e tij. Maria kërkon dokumentet, por nuk i gjen dhe përballet me Gracielën, e sigurtë se dokumentet i ka ajo, por i kujtohet se Sandroja po e përgjonte atë ditë që ajo po i vendoste ato në vendin sekret.

Laurito dhe Viktoria ikin nga shkolla për të shkuar te Alehandroja. Sandro i thotë Fabiolës se po kthehet në Majami, pasi nuk do që të përfundojë në burg, kur Alehandroja të rimarrë trashëgiminë e tij. Ai i kërkon Moserratit të takohen që t’i japë dokumentet e Alehandros, por në momentin kur ajo po pret atë t’i sjellë dokumentet, i telefonojnë nga shkolla, për shkak të zhdukjes së Lauritos dhe ajo ikën. Sandro shkon në dhomën e pritjes për t’i dhënë dokumentet Mosnerratit, por atje e pret Maria me një armë në dorë. Ajo merr dokumentet dhe e vret Sandron. Fabiola dëgjon të shtënat dhe arrin ta shohë Marian nga pas, por duke parë paruken e saj bjonde, mendon se ishte Monserrati.

Monserrati i gjen fëmijët në shtëpinë e Alehandros, i cili i kërkon asaj të falur për çfarë ndodhi mes tyre dhe i thotë se është i gatshëm të rrisë një fëmijë që nuk është i tiji. Maria pret Alehandron i cili vjen dhe i thotë se nuk do ta pranojë ofertën e saj. Maria i lutet të qëndrojë, por ai ikën. Fabiola këmbëngul se Sandron e vrau Monserrati dhe Graciela i kërkon ndihmë Pedros, për ta mbyllur këtë lëmsh. Monserrati shkon në hotelin e Alehandros, por e sheh Maria, e cila vrapon për te Hoze Luisi, për t’i treguar se Monserrati është në motel me dashnorin e saj...

Monserrati dhe Alehandroja janë në hotel, ku i gjen Hoze Luisi. Monserrati i lutet të mos i vrasë, për hir të fëmijës së tij, që ajo mban në bark. Ai i kërkon Monserratit

të vishet dhe të shkojë me të dhe ajo i thotë Alehandros se po ikën me Hoze Luisin që të mos i bëjë gjë të keqe atij. Graciela e ka marrë në shtëpi Fabiolën, gjë që nuk i pëlqen Karlotës, ndaj Graciela është e detyruar t’i tregojë se Fabiola është e bija dhe i kërkon Karlotës ta mbajë sekret këtë gjë. Monserrati i thotë Hoze Luisit se ajo e ka dashur gjithmonë Alehandron dhe ata nisin të g rinden.

Adolfoja zbulon veshjen dhe parukën që ka përdorur Maria për të vrarë Sandron. Jozefina shkon te shtëpia e Dimitrios dhe i kërkon që t’i vijë në ndihmë Monserratit, pasi Hoze Luisi është shumë i inatosur e nuk i dihet ç’mund t’i bëjë. Hoze Luisi nis të grindet me Monserratin, e cila detyrohet ta kafshojë që t’u shpëtojë duarve të tij dhe Dimitrio vjen dhe i gjen duke u zënë. Ai kërkon të marrë me vete Monserratin, por ata nisin të zihen të dy dhe Hoze Luisi gati e mbyt, në momentin kur vjen Makario dhe e ndihmon, duke i drejtuar armën Hoze Luisit. Ky i fundit gjithashtu kërcënon se do ta qëlllojë me armë dhe Monserrati futet në mes të të dyve, që të qetësojë Hoze Luisin.

Monserrati detyrohet të qëndrojë në shtëpi bashkë me Rozarion, vetëm për të qetësuar Hoze Luisin, që gjërat të mos shkojnë edhe më keq. Dimitro i kërkon Alehandros të shkojë diku tjetër sepse vendi i parë që do të kërkojë policia për të do të jetë shtëpia e Jozefinës. Kjo e fundit i mjekon plagët Dimitrios dhe ata afrohen shumë me njëri-tjetrin... Pas natës së kaluar së bashku, Jozefina i thotë Dimitrios se kjo që bënë ishte një gabim. Policia, me në krye Hoze Luisin, shkon në shtëpinë e Jozefinës për të arrestuar Alehandron, i cili nuk bën rezistencë.

Monika zbulon se Dimitrio e ka kaluar natën në shtëpinë e Jozefinës dhe e pushon atë nga puna, me justifikimin se ka mbrojtur një të arratisur. Refugio i del në mbrojtje Monikës dhe Dimitrio i thotë se kjo është arsyeja pse Esmeralda është xheloze për të. Monserrati i kërkon Hoze Luisit me të gjitha mënyrat ta lërë të takojë Alehandron dhe ai është i detyruar të pranojë, vetëm që ajo t’i thotë lamtumirë, pasi ai do të rrijë gjatë në qeli. Graciela rrëfen në gjykatë se Alehandroja nuk ka gisht në vdekjen e të atit dhe se ajo gënjeu vetëm sepse e kërcënonte Sandroja. Ajo akuzon Marian si njeriun që helmoi Beniaminin. Ezekieli përpiqet ta bindë Hoze Luisin për ta liruar Alehandron, që Monserrati të mos ia vërë fajin atij. Ai i kërkon t’ia lërë në dorë Pedros të hakmerret ndaj Alehandros, që e urren aq shumë, pasi ai është shkak i kastrimit të tij. Monserrati thotë Hoze Luisit se do të jetojë përgjithmonë me të, nëse ai e lë të lirë Alehandron...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.