Miqtë e Vasusë, nuk pranojnë të vijnë në dasmën e Ranvirit

Intervista - - TELENOVELA -

Sadna dhe Ragni, fshehurazi, ndihmojnë skuadrën e meshkujve në përgatitjen e drekës. Anëtarët e të dyja familjeve kalojnë momente shumë të bukura pranë zjarrit, ndërsa Ragni emocionohet pa masë kur Ranviri i dhuron një fustan shumë të bukur. Ranviri e lavdëron Ragnin për bukurinë dhe pafajësinë e saj. Ragni dhe Ranviri kalojnë momente romantike me njëritjetrin. Pas përfundimit të piknikut, të dyja familjet janë shumë të lumtura, ndërsa Ragni ndihet me fat, që, më në fund, do të martohet me Ranvirin.

Familja Sharma kthehet në shtëpi pas piknikut dhe Malti thotë se u ka ngelur shumë pak kohë për ceremoninë që duhet të bëjnë. Vasuja i dhuron Alekut rroba për ceremoninë, por ai këmbëngul që të vishet si Ranviri. Në shtëpinë Raxhvanxh nis ceremonia e Ranvirit dhe mes të tjerëve, në të vjen edhe shoqja e ngushtë e Vasusë, Shitali.

Shoqja e Vasusë është shumë e gëzuar që më në fund do të shikojë Ragnin dhe i thotë Vasusë se është shumë e sigurtë se nusja e saj e ardhshme do të jetë shumë e bukur. Avni shkon te Ranviri për ritualet e ceremonisë, por Ambika e ndal, duke i thënë se e para që duhet ta bëjë këtë ritual është Sadna.

Vasundra, së bashku me shoqen e saj, shkojnë në ceremoni. Sadna dhe Malti sjellin Ragnin dhe Shitali bën një hap prapa kur e sheh atë dhe bën një koment mbi pamjen e saj. Të gjithë shokohen nga komenti i saj, mes të tjerëve edhe Prakashi.

Vasundra i kërkon Shitalit t’i kërkojë të falur familjes Sharma, por Sh- itali zemërohet dhe refuzon ta bëjë këtë. Ambika mërzitet shumë nga komenti i saj dhe i del në mbrojtje Ragnit. Ranviri futet brenda dhe i kërkon Shitalit të ndalet. Të gjthë shokohen kur shikojnë Ranvirin dhe Alekun. Ranviri i thotë Shitalit se ai është krenar për Ragnin.

Shitali ikën nga festa dhe Vasundra nuk e ndalon. Prakashi i është shumë mirënjohës Ranvirit që mbështet vajzën e tij.

Familja Sharma feston festën e paramartesës në ceremoninë e tyre tradicionale. Kaushalia i thotë Ragnit të mos i marrë seriozisht këto komente kritike që bëjnë ndaj saj, megjithatë si Kaushalja, ashtu edhe Vasundra, janë mërzitur dhe janë bërë shumë konfuzë për shkak të këryre kritikave. Satjeni është shumë i mërzitur që Vasundra nuk e mbrojti Ragnin.

Vasundra mërzitet shumë kur mëson se asnjë nga miqtë e saj nuk do të jetë i pranishëm në dasmën e Ranvirit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.