Ti, mund të bësh seks çdo ditë...

Intervista - - INTIMITET -

Të duket e pamundur? Nuk është... nëse del nga rutina dhe i jep çdo dite të javës një shtysë të re seksuale, do ta presësh seksin me padurim nga e hëna në të dielë... E hënë: Një pozicion i ri

Java duhet të fillojë në mënyrë dinamike. Mbase në mëngjes do të ngrihesh me përtesë, por dita duhet të mbyllet në mënyrë energjike. Kur të kthehesh nga puna, bëj një banjo, relaksohu, vër kremin e preferuar të trupit dhe parapërgatitu për një natë me shumë seks. Çfarë do ta bëjë këtë ditë të veçantë? Çdo të hënë provo një pozicion të ri. Nëse të pëlqen, do ta shtosh në listën tënde; nëse jo, do të vazhdosh me pozicionin klasik të misionerit. E martë: Tundimi Ku do ta gjesh energjinë edhe për ditët në vazhdim? Duke bërë diçka që do të nxjerrë në pah jo vetëm përformancën, por edhe vetëvlerësimin tënd. Vish të brendshmet e preferuara dhe vëri qëllim vetes të joshësh partnerin, me qëllim që të arrini një orgazmë të fuqishme dhe sensuale. Mos ki turp të bësh striptizë, të kërcesh para tij, të fshihesh nëpër shtëpi dhe t’i kërkosh të të gjejë, duke lënë të brendshme aty-këtu. Loja ka filluar... E mërkurë: Seks i qetë Tani është mesi i javës. Je pak e lodhur, pak e munduar... megjithatë, nuk do ta lësh lodhjen të bëhet pengesë e lojës tënde erotike. Sonte seksi do të jetë më i qetë, më i ëmbël dhe i butë. Rrini të dy poshtë mbulesave dhe prekni njëri-tjetrin me lëvizje të buta, pak pasi të keni shkuar për të fjetur. Pas seksit, do të flini të dy si qengja. E enjte: Kristian dhe Ana Ka ardhur momenti të guxosh. Mbylli sytë partnerit, lidhi duart dhe bëje të arrijë deri në atë pikë sa të të lutet. Prekje të lehta, aroma, ndjesia e prekjes, gjuha jote dhe fjalët e bukura do të ndezin imagjinatën e tij. Si përfundim, do të të lutet deri në momentin e fundit. Sigurisht, javën që vjen do të jetë radha jote... E premte: Ndërrim rolesh Infermiere seksi dhe Tarzan. Mos qesh dhe mos i vër në fund të dollapit veshjet e karnavaleve, sepse nuk e di kur mund të të hyjnë në punë. Rigjallërimi i jetës erotike varet nga fakti se si e ndjen secili veten. Mos e ki problem të futesh për pak kohë në rolin e një polici të rreptë, apo të Xhejnit të pambrojtur. Kjo do t’ju ndihmojë të veproni më lirshëm, pa pengesa. Çdo javë do jetë një aventurë e re. E shtunë: Pak alkool, ju ndihmon Kjo ditë do të ketë një program tjetër. Seksi nuk do të jetë pjesë e ditës, por përfundimi i saj. Mbaroni detyrimet tuaja, vishuni dhe dilni për të pirë diçka, ose për të shkuar në restorant. Kur të ktheheni, do të jeni të relaksuar, pa ndërprerje, pa detyrime dhe, nëse doni, edhe pak të zalisur. Si përfundim, do të bëni një seks të egër, pa pretendime, pa u menduar shumë, që do të fillojë me heqjen e rrobave dhe do të përfundojë si një eksperiencë e bukur. E diel: Seks sensual Keni gjithë ditën para. Zgjohuni bashkë, përqafohuni, bisedoni për gjërat që keni për të bërë dhe flisni për njëritjetrin. Ndërkohë që përgatisni pëngjesin, keni kohë dhe mundësi të “kujdeseni” për njëri-tjetrin. Në drekë bëni banjo së bashku dhe në mbrëmje, provoni se sa “mban” divani. E si të mos fillojë bukur java që vjen?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.