Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në aeroport

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Javën e kaluar, një qen i gjallë, i racës çiuaua, u zbulua në aeroporin La Guardia të Nju Jorkut, në një valixhe. Qeni u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë, ndërkohë që autoritetet e sigurisë shkruan në Instagram: “Është e rëndësishme t’i kontrolloni dy herë çantat tuaja para se të udhëtoni, veçanërisht për t’u siguruar që qeni juaj nuk është futur brenda tyre”. Ndërkohë që ky incident është shkaktuar nga vetë qeni që është futur vjedhurazi në valixhe, ka njerëz që kalojnë gjëra kontrabandë nëpër sistemin e sigurisë çdo ditë, që nga armët e fshehura e deri te kafshët e gjalla. Ja, cilat janë gjërat më të çuditshme që janë gjetur në aeroport...

1. Gjarpërinj

vitin

2011, në aeroportin ndërkombëtar të Majamit, një burrë u gjet me shtatë gjarpërinj të fshehur në mënyrë të pazakontë. Çdo gjarpër ishte mbështjellë me një çorape dhe çdo reptil ishte futur te pantallonat e burrit, së bashku me disa breshka të vogla. Kafshët u sekuestruan nga Shërbimi Amerikan për Peshqit e Kafshët e Egra dhe pasagjeri u arrestua.

2. Pëllumba

Edhe ata ishin futur në pantallonat e një burri. Ai kishte zbarkuar në aeroportin e Melburnit, në vitin 2009, me dy pëllumba të gjallë në pantallona. Burri u ndalua pasi po vinte nga Dubai, pas një fluturimi prej 10 orësh, me nga një pëllumb të fshehur në çdo çorape, të mbështjellë edhe me zarfa të trashë, për “mbrojtje” shtesë. Zogjtë, çuditërisht, arritën të mbijetonin, ndërsa burri u

arrestua.

3. Kafkë njeriu

Ndërkohë që autoritetet e sigurisë po kontrollonin bagazhet në aeroportin e Fort Lauderdejlit, në vitin 2013, ata zbuluan disa poçe balte që përmbanin fragmente të një kafke njeriu. Ndërkohë që pasagjerët e pyetur thanë se nuk e kishin fare idenë për këtë, fluturimi u vonua, pasi zona e bllokuar u trajtua si skenë krimi.

4. Brez dlirësie

Po sikur të kishim detektorë metali në Mesjetë ç’do të ndodhte? Në vitin 2012, një skaner dalloi një brez dlirësie te një pasagjere, e cila gjithsesi u lejua të futej në aeroplan. Nuk dihet se ku e kishte fshehur çelësin...

5. Marijuanë... e futur

në një granatë

Në vitin 2012, në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, një pasagjer mendoi se mënyra më e mirë për ta kaluar marijuanën nëpër sigurinë e aeroportit ishte ta fshihte atë në një eksploziv fallco, të cilin gjithsesi nuk do ta kishin lejuar të futej në aeroplan. Autoritetet e sigurisë thanë se: “Ne nuk po kërkojmë për drogë, po mund të jeni të sigurtë se do ta gjejmë edhe nëse e fusni në një granatë”.

6. Thikë e vendosur te

patericat

Autoritetet e sigurisë mund të tregojnë me tonelata sendesh të fshehura andej- këtej, si thika të maskuara si krehra, ose droga të futura në kavanozë me gjalpë kikiriku, por ka edhe raste si ai i një të moshuari në aeroportin e Nju Jorkut, i cili e kishte lidhur thikën te paterica e tij.

7. Ngjala

Në fillim të vitit 2012, një pasagjer u kap ndërsa po mundohej të largohej nga Majami me një akuarium të vërtetë në valixhen e tij. Përveç peshqve, breshkave dhe koraleve, ajo përmbante edhe 22 ngjala të gjalla në një qese plastike.

8. Tarantula (merimanga

të mëdha leshatore)

Nëse ju mendoni që një fluturim prej 25 orësh nuk është i rehatshëm, mendoni një fluturim prej 25 orësh me merimanga të gjalla nëpër trup. Në tetor 2012, një çift që po udhëtonte nga Peruja, u ndalua në aeroportin Shiphol të Amsterdamit pasi në trupin e tyre u zbuluan 200 tarantula të gjalla. Çifti i mbante ato në tasa plastikë, të fshehura në veshje dhe këpucë, së bashku me disa gjinkalla, karkalecë dhe shumëkëmbësha.

9. Biskota me kokainë

Ndërkohë që nuk ka ligj që ndalon marrjen e bisko- tave në avion, ka disa rregulla kur këto biskota përmbajnë... 1.5 kilogramë kokainë! Një burrë e mësoi këtë në vitin 2014, kur u kap nga autoritetet e aeroportit të Nju Jorkut, ndërsa në valixhen e tij kishte 118 biskota që përmbanin tableta rrumbullake me drogë (me një vlerë prej 52 mijë dollarësh).

10. Këlysh tigri

Para incidentit me qenin në vitin 2015, një këlysh tigri u gjet në një situatë të ngjashme në vitin 2010. Kontrol- lorët e aeroportit të Bangkokut po skanonin valixhen, kur vunë re një këlysh tigri të futur brenda një çante që kishte brenda kafshë prej pellushi. Për fat të mirë, autoritetet arritën ta shpëtonin tigrin para se të lëndohej.

11. Njeri të vdekur

Në vitin 2010, dy gra arritën ta çonin të afërmin e tyre nga Liverpuli në Berlin, por u ndaluan kur siguria kuptoi se ai, në fakt, kishte vdekur. Burri 91 vjeçar (i ulur në karrige me rrota dhe me syze dielli) po kalohej nga gruaja e tij dhe thjeshtra, kur autoritetet vunë re se ai nuk po merrte frymë. Kur u mor në pyetje gruaja, ajo me naivitet u përgjigj se mendonte se ishte “në gjumë” dhe “pak i zbehtë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.