Kek misri me perime

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit: 3 kokrra vezë ½ filxhani vaj ulliri 1 filxhan djathë i grirë 1 pako me perime të ngrira 300-400 gr (karota, bizele, etj.) 1 ½ filxhani qumësht Miell misri sa të bëhet brumë si për kek 1 lugë e vogël sodë kripë Përgatitja: Ajo është e thjeshtë; përzihen të gjithë përbërësit e lëngshëm së bashku, më pas shtohen perimet e shkrira e të kulluara dhe në fund, mielli i përzier me sodën e kripën, derisa të bëhet një brumë pak i hollë. Kjo shtrohet në një tepsi të lyer më parë me vaj dhe piqet në 180 gradë celsius për 30 minuta, ose derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë përsipër dhe një kunj dhëmbësh i futur në të, të dalë i pastër. Lihet të ftohet pak e të kullojë dhe mund të shoqërohet me kos. Po të doni, mund t’i shtoni edhe erëza, si edhe majdanoz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.