Operacionet plastike, mitet dhe të vërtetat

Intervista - - TEST -

4. Implantet e gjoksit vështirësojnë mamografinë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Cila është ndërhyrja që bëjnë më shpesh burrat:

a. Rregullim hunde b. Lifting fytyre c. Thithje dhjami d. Zmadhim penisi

6. Sa për qind e operacioneve plastike bëhen te burrat:

a. 8% b. 18% c. 28% d. 38%

7. Në SHBA, një doktor duhet të ketë një licencë të veçantë për operacionet plastike:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Nuk ke nevojë të shtrohesh në spital për të bërë:

a. Thithje dhjami b. Shtim gjoksi c. Reduktim gjoksi te meshkujt d. Të gjitha më lart

9. Prej cilit operacion nevojitet më shumë kohë që të marrësh veten:

a. Liftingu i fytyrës b. Liftingu i pjesës së poshtme të trupit c. Rregullim i hundës d. Shtim gjoksi

10. Operacionet plastike mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga një imazh i keq i trupit të tyre, i njohur me emrim çrregullim dismorfik.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Mosha mesatare e njerëzve që bëjnë ndërhyrje plastike është 41 vjeç. Gjithnjë e më shumë të rinj bëjnë operacione për rregullimin e formës së hundës, e njohur me emrin rinoplasti, shtim të gjoksit dhe thithje dhjami. Më të moshuarit bëjnë lifting (ngritje) të fytyrës, lifting të gjoksit dhe ndërhyrje në qepalla.

2. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Shtimi i gjoksit është operacioni që bëjnë më shpesh gratë. Ndërhyrje të tjera plastike te gratë përfshijnë thithje dhjami, reduktim gjoksi, pakësim dhjami të barkut dhe ndërhyrje në qepallë.

3. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Implantet e gjoksit nuk zgjasin përgjithmonë. Gratë që i vënë ato mund të bëjnë ndërhyrje të tjera më vonë, për të riparuar çarjet e implanteve dhe ndërlikime të tjera, si për shembull dhimbjet e gjoksit. Ato mund të vendosin të bëjnë rregullime madhësie, rudhash dhe gungash që formohen në gjoks.

4. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Implantet mund të fshehin disa inde të gjoksit nga rrezet X, duke e bërë më të vështirë kontrollin për kancerin e gjoksit. Nëse ju keni implante, vazhdoni t’i bëni. Thuajini doktorit që ju bën mamografinë që keni implante dhe mundohuni të gjeni doktorë që kanë eksperiencë në bërjen e kësaj analize te gratë me implante. Ata mund ta bëjnë në një mënyrë ndryshe, duke e shtyrë implantin pas dërrasës së kraharorit dhe duke i nxjerrë indet e gjoksit përpara, për të parë më mirë.

5. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Thithja e dhjamit është procedura kirurgjikale që ushtrohet më shpesh te burrat. Ndërhyrje të tjera përfshijnë rregullim të hundës, ndërhyrje te qepallat, reduktim të gjoksit dhe rregullim të formës së veshit.

6. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Burrat kanë bërë më shumë se 750 mijë operacione plastike gjatë vitit 2010, afro 8% e ndërhyrjeve (krahasuar me 8.6 milionë te gratë). Kjo mund të duket si përqindje e vogël, por është një shtim me 88%, në krahasim me vitin 1997.

7. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nuk nevojitet një licencë e veçantë për të bërë operacione plastike në SHBA. Megjithatë, ata që duan të bëjnë ndërhyrje të tilla, këshillohen të zgjedhin doktorë që kanë marrë miratimin e Bordit Amerikan të Kirurgjisë Kozmetike.

8. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Shumë nga procedurat kirurgjikale mund të kryhen brenda ditës, pa patur nevojë të shtrohesh në spital. Ka raste kur doktori këshillon qëndrimin një natë.

9. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Duhet më shumë kohë për të marrë veten nga ndërhyrjet krirugjikale në pjesën e poshtme të trupit. Koha e rikuperimit është 2-4 javë për liftingun e kofshëve dhe 4-6 javë për gjithë pjesën e poshtme të trupit. Kjo ndërhyrje, që bëhet me qëllim eliminimin e varjes së lëkurës në të pasme, ije dhe kofshë, mund të zgjasë deri në tetë orë dhe është një nga operacionet më të kushtueshme plastike.

10. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Çrregullimi dismorfik është një problem mendor, ku njeriu nuk mund të rrijë moment pa u shqetësuar për çdo defekt fizik që ka. Përkundrazi, operacionet plastike mund të jenë një problem për këta njerëz, sepse kanë gjasa të mos jenë të kënaqur me rezultatet dhe të kërkojnë operacione shtesë. Pacientët që thuhet se janë të varur nga kirurgjia kozmetike, shpesh vuajnë nga ky çrregullim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.