Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

A... Ka raste kur njeriu ka nevojë të flejë... thjesht të flejë si i vdekur..! Pa e shqetësuar as ëndrra më e bukur... se, edhe bukuria është trazim shpirtëror... Y... Shumë herë njeriu ka dëshira të tilla të flejë në pafundësi ama gjumi është krijuar për ëndrrat siç është krijuar njeriu për dashuri. A... Shumë herë dëshirat e njeriut groposen thellë në pafundësi... a mos është nata ajo që i shuan ëndrrat kur bie në gjumë si “i vdekur” në përjetësi”? Y... Njeriu gropos vetë dëshirat e veta atëherë kur mundohet t’i fshihet dashurisë nuk mund t’i shuajë ëndrrat, dita as nata gjumi ka ëndrra të bukura por të vërtetat i prek veç shpirti i lirë. A... O ti bukuri, o Yll që natën e bën ditë si mund të flasësh për shpirt të lirë, kur në ëndrra nuk gjen qetësi dhe në shpirt trazime ka nga e ëmbëla dashuri? Dhe... nga bota jo nuk fshihet bota atë vetëm sa e vë në gjumë, por ka frikë të ëndërrojë sërish se netët pa hënë e lodhin shumë! Y... Një shpirt i lirë s’pyet për vuajtje sfida, dhimbje a trazime ëndrrash vetëm te dashuria e gjen lirinë arrin të zbulojë çmenduritë e fshehura. Nëse bota gjumin e do le të flejë, kurrë të mos zgjohet në netët pa hënë, mos u ligështo drita e një ylli, shpirtit tënd i dorëzohet A... Kush je ti? Hënë, yll apo mister i pazbuluar? pse më flet për të miat ëndërrime? Ti nuk njeh, veçse ndjenjat dashurisë dorëzuar ndaj fshehtësitë e mia nuk i zbulon dot me të tuat ndriçime...

Ylli Jahaj dhe Adja Omidvar

Nënë

Ah, moj nëna ime, çdo njeri thotë Ah, moj nëna ime, pse larg të kam sot. Si një tufë me lule s’të prura dot? Si s’të përqafova e me ty s’ndenja, Zot? Të më falësh për thinjat që të kam shtuar Të më falësh që shumë herë s’të kam dëgjuar. Të më falësh për hallet që të kam shtuar Po ta dish gjithë jetën të kam adhuruar! Zëri yt i ngrohtë më shoqëron kudo Të dua me gjithë shpirt, e di, apo jo? Për ty, vargje pa fund shkruaj Ty, dua të të shoh të lumturuar... Ti e ëmbla, e mira, e buta ime Nga zemra më burojnë mijëra urime GEZUAR FESTËN e festë paç gjithmonë Je nënë e nderuar, krenaria jonë.

Sonetë e një mbrëmjeje

Prej bukurisë tënde, magjepsur Nga sytë e tu mahnitur, ethshëm Rob i dashurisë kam mbetur Me dëshirë, krejtësisht ndërgjegjshëm... Jam ekzemplar, besoj i vetmi Që dashurova një perëndi Do thoni ju, kush nuk do të donte? Por unë e kisha në krahët e mi... Ishte e bukur sa gjithë natyra Edhe shtatë qiejt në sy i kish... Kur fliste, i qeshte e gjithë fytyra Nuk them më shumë se do ta prish... Prej bukurisë së saj, magjepsur Thashë të shkruaj diçka për të Rob në sytë e saj kam mbetur

Tefta Rrakulli E frikësuar dhe e përhumbur po rrija Dhe fatin tim mes lotësh mallkoja Si ka mundësi që as në ëndërr Me ty e qetë s’munda të jetoja?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.