IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Në Shqipëri nuk po operojnë mirë njerëzit e jo më kafshët. Unë kam qenë shumë e dhënë pas qenit. E kam marrë që të vogël dhe tani është shumë i lidhur me fëmijët e mi. Sapo dëgjon fëmijët çmendet, të vjen gjynah ta braktisësh. I bëjmë vaksinën çdo tre muaj 25 euro, po këtu jashtë ka një problem që po e braktise të vënë gjobë sidomos ku jeton. Ishalla edhe aty ndryshojnë gjërat se edhe ato shpirt kanë.

Kafazit.

Xhelozja e Nardit.

Era Era.

- Njeriu më i afërt për mua është motra ime. Ti ke qenë dhe do mbetesh motra e gazetës. Të botosh poezitë e të shkosh te një televizion për kursin e gazetarisë se është falas dhe kishte edhe me gjimnaz.

Arturi i

- Sajmiri dhe pse kjo pyetje u drejtohet djemve unë do të kthej një përgjigje. Për mendimin tim unë them që nuk ka rëndësi pesha e femres domethënë që është e shëndoshë apo e dobet, mjafton te jetë e dashur e sinqertë dhe e mirëkuptushme me personin qe ka në krah dhe nëse djali e do vertet vajzen e preferon per atë që është e shëndoshë apo e dobët qoftë nuk bënë krahasim apo shije si thua ti. Theksoj që e do per atë që është.

- Do t’i thoja: “Motër e dashur, gjer tani shpirt e zemër, por tani më duhet të them stop, dy duar për një kokë janë. Thesi është zbrazur, kthe një herë ato që ke marrë më pas do të të ndihmoj sërish”.

Bona.

- Kjo varet nga natyra e tij, sepse ka meshkuj që nuk u flitet në ato momente. Këtij timit nuk duhet t’i flasësh fare. Në fillim e merrja me të mira, por me të keq ma kthente. Tani që e lë në punën e vet, e kalon më lehtë dhe jam më mirë edhe unë.

Klea.

- E shoh veten shumë të pasur dhe me një tufë femrash rreth meje hahah. Bukur, apo jo?

- Me një shtëpi të vogël në fshat, por me shumë dashuri brenda. Domethënë, një nënë dhe me fëmijë e bashkëshort shumë të mirë.

Edi.

Elle.

Arditi.

Garipi.

Bora.

- Edhe mund të të bëhet, nuk është çudi. Nuk është e thënë që të gjithë të jenë të këqinj. Ndonjëherë ai që të rrit, të bëhet më i mirë se ai që të ka bërë kokën. Mua më ka ndodhur ashtu dhe e dua si një baba të vërtetë. Për atë që jam sot, i jam mirënjohës.

- Kurrë nuk do të vrisja një person.

- Kurrë nuk do të përdhunoja një femër.

- Kurrë nuk do ta falja tradhtinë.

Garipi.

Xheni.

- Po t’u pëlqente njerëzve nuk do fluturonin me anije kozmike për në planete të tjera si për shembull në Hënë. Vetë ne e kemi prishur planetin tonë dhe tani kërkojmë vende të tjera. Po ka më të bukur se Tokën o njerëz?! Ky është vendi ynë dhe duhet ta mbrojmë që fëmijët tanë të jetojnë sa më mirë dhe jo t’u japim një vend të shkatërruar nga të gjitha anët.

- Po sigurisht që ndikon Bashkia dhe në bashkëpunim me shtetin, duhet të bëjnë diçka se për ne njerëzit e thjeshtë akoma është urbani dhe jo makina. Ata lëvizin më fuoristrada, prandaj edhe nuk u intereson se pse vuajmë ne çdo ditë me këta urbanë copë-copë. Duam të bëhemi Evropë pastaj, o pikë e zezë për këta se ne populli jemi mësuar duke vuajtur.

-

Flora

Leta.

- Në momentin që tjetri më kërkon të ndryshoj si person, në atë moment e fshij nga lista e ime dhe s’bëj më shoqëri me të. Vetëm në momentin që mund të kem qenë gabim, atëherë sigurisht që jo vetëm do ndryshoja, por do të kërkoja edhe falje, por zakonisht dëgjoj se në një lidhje, kërkon tjetri të ndryshosh, më falni, por aty nuk ndryshoj për askënd në botë.

- E dashur Lela, duke parë mënyrën se si e ke bërë pyetjen, ajo që mund të them unë është se heshtja dhe falja janë e njëjta gjë. Pra, kur të kanë akuzuar ose të kanë vrarë me fjalë, në momentin që hesht, do të thotë se dhe e ke falur tjetrin. Mund të ketë raste që kur një person hesht, bëhet gati për të dënuar në mënyrën e tij. E mira do ishte të mos e zgjasësh shumë se jeta ka të papritura dhe çdo njeri mund të kalojë kufijtë dhe të bëhet një njeri tjetër, prandaj hesht dhe nuk merresh më me të.

Rina.

Koli.

Beni.

- Do ishte mirë që e kaluara të ngelet e tillë dhe të vazhdosh përpara. Kur kthehesh mbrapa, gjithmonë do të takosh plagë të vjetra. Më mirë fillime të reja, them unë.

Vesa.

Epo duhet t’ia bësh të qartë pronarit që kështu nuk vazhdon dot më. Ndryshe, spiunoje, është një mënyrë shumë e mirë.

- Në fakt, të gjitha partitë janë bërë njësoj dhe nuk po marrim vesh se çfarë po bëhet. Di vetëm që jam shumë e dëshpëruar për fëmijët e mi, se mosha iku tashmë. Do doja të kisha lindur në një shtet tjetër, edhe pse e dua vëndin tim, por dua fëmijët e mi më shumë.

- Me të njëjtën monedhë është shumë e thjeshtë. Nuk ke nevojë të përdorësh grushta, siç të shan, shaje. Ah, nëse reagon ndryshe, edhe ti vetëmbrohu.

Koli.

- Lorena, unë personalisht, nuk do të martohesha kurrë me një zezak. Theksoj që nuk jam raciste, por lidhjet me persona me ngjyrë nuk më pëlqejnë. Ky është mendimi im. Me respekt

Xhelozja e Nardit Vl.

- Sepse jemi injorantë dhe budallenj, prandaj edhe ke frikë të vazhdosh jetën. Për mendimin tim, në qoftë se të troket derën fati, mos e lër të ikë dhe mbaje, sepse njerëzit atë punë kanë, të gjykojnë mushkën e tjetrit dhe jo kurrizin e tyre. Shpresa.

- Lëre të lirë Anja, se vetëm shoqe nuk është ajo. Nejse kur të bëhet me fëmijë dhe të ndihet tamam grua shtëpie do ta ndjejë mungesën e shoqërisë, atëherë do të trokasë në portën tënde, dhe atëherë mos ja hap ti, thuaji jam martuar unë tani.

Xhelozja e Nardit.

Merita.

Amarildo.

Neta.

- Unë mendoj që fëmijët, perderisa jetojnë me prindërit në një shtëpi, duhet ta dorëzojnë rrogën, nuk duhet të ushqehen vetem me rrogen apo pensionin e prindërve. Edhe fëmija duhet të shpenzojë apo të blejë diçka me rrogen e vet nuk duhet të hanë dhe të ushqehen gjithmonë nga prindërit, ky është mendimi im...

- Nuk e mendoj këtë gjë, unë jam vetë prind dhe si pyetje më duket absurde. Ndoshta dhe ka, por unë s’e imagjinoj dot kurrë veten ta shikoj me interes.

- Mendoj se ka, kam njohur të tillë dhe për shkak se i kërkonin vajzës lekë në shtëpi, ajo bënte prostitutën e shkreta.

- Dashuria, lumturia e respekti janë tre gjëra të cilat nuk blihen me gjithë pasurinë e botës. Atë duhet të mendojmë të gjitha dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur. Pra, duke patur parasysh këto, sigurisht që do zgjidhja vajzën e thjeshtë për të kaluar jetë me dashuri dhe jo me pasuri. Dashuria është ajo që të jep fuqi të ndryshosh jetën dhe të kesh një të ardhme më të mirë dhe jo paraja.

Lina.

Aveniri.

- Jam Besi nga Tepelena dhe doja të thoja se edhe pse prindërit janë në gjendje të mirë ekonomike nuk mund të rri pa punuar. Puna të jep interes për jetën, të mëson si është të fitosh vetë me djersën tënde dhe mundimin tënd. Vetëm kur punon ke mundësi të kuptosh se ç’do të thotë të kesh buxhetin tënd dhe ndihesh shumë më mirë se të presësh nga prindërit.

Gerti.

X.

- Jam shumë i ngatërruar me këtë internetin, sepse aty ku beson se mund të njohësh dikë apo të krijosh një lidhje qoftë edhe shoqërore, në atë moment që kërkon takim, të del ndryshe nga ata që ke biseduar. Kështu që më falni, por interneti ka shkatërruar shumë familje dhe jo vetëm.

- Si do të vepronit po të ishit çift dhe të ndiheshit sërish e vetmuar, për shkak të ashpërsisë së tij? Do të rrinit me të apo do të ndaheshit? Jola.

- Do mundohesha t’ia bëja të qartë që në këtë mënyrë po më humbet. Nëse nuk pi ujë kjo gjë, do të largohesha për ca kohë nga ai ta shikoja nëse i mungoj dhe a do të bëjë përpjekje për ta ndryshuar këtë situatë.

- Vetëm një problem nuk kam o Trëndafil, por jam i gjithi një problem hahaha. Dëgjo këtu, po të kisha vetëm një problem do isha i lumtur, por halli është se na kanë mbytur problemet dhe tashmë nuk merrem fare me to. Kështu, jetoj çdo sekondë të jetës me ato që kam, vetëm kështu mund të eci përpara se po fillova të shikoj një nga një problemet e përditshme, iku jeta për lesh.

bondi.

Vaga-

- E forta është se ëndrrat me sy hapur nuk më janë realizuar, por edhe ato që shikoj në momentin që fle nuk po më dalin. Mos ëndërroni, por luftoni dhe sakrifikoni për një të ardhme se çdo gjë vetëm në dorën tonë është dhe jo të natyrës apo të Zotit.

- A është e vërtetë ajo që thonë, se Ballkani ka qenë dhe mbetet gjithnjë vatra e zjarrit dhe e konflikteve nëpër botë? Eltoni.

- Ballkani është zjarr, pasion, është debat, është jetë me pak fjalë. Na marrshin të keqen, ata që na shajnë. Vetëm në Ballkan ndihesh i gjallë, kaq di të them unë.

Elle.

Amarildo.

- Të harrosh apo të falësh, e njëjta gjë më duket. Kur fal, ndihesh më i çliruar për veten tënde. Nuk do të falja vetëm një vrasje, këtë në asnjë mënyrë.

Eltoni.

- Po pse të mos testohen? Patjetër që për të mbajtur zanatin e tyre duhet të dali një ligj që të japin çdo 4 vjet provim ashu siç japin studentët. Ky është mendimi im, se mjekët nuk e bëjnë më detyrën që u është përcaktuar, por të japin diagnoza që të dërgojnë në jetën tjetër. Prandaj ky shtet duhet të shikojë popullin se nga populli po jeton gjithë këto vite.

Studentja.

- Unë mendoj që do ta ndaja menjëherë të fejuarin tim nëse do të ishte bixhozxhi, alkolist etj. Nuk do të qëndroja asnjë minutë apo sekondë me të, do ndahesha përfundimisht, nuk do kishte më shans të dytë me mua dhe nuk do kish më kthim mbrapa.

Xhelozja e Nardit.

- Jam mes dy zgjedhjeve, më pëlqejnë dy djem njëkohësisht. Njëri është i urtë dhe shumë i sjellshëm, tjetri është pak impulsiv dhe siç ta thotë të mirën, ta thotë edhe të keqen. Kam ndjenja për të dy, por nuk jam lidhur. Ju, kë do të zgjidhnit? Nisa.

- Nisa, për mendimin tim, mendoj që e ke vetë fatin në dorë dhe të bësh zgjedhjen e duhur për një nga djemtë qe ti do. Përpara se të bësh zgjedhjen, duhet te mendohesh mirë që të mos pendohesh më vonë.

lozja e Nardit.

Xhe-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.