E kam fiksim. Si t’ia fitoj zemrën?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

t’ia fitoj zemrën dhe ta bëj për vete këtë djalë? Xhelozja e Nardit.

- Duhet të keni vlera ju si person pastaj t’ia bëni të ditura djalit që doni dhe pritni rezultatin. Artigon Tartari.

- Ndalojeni dhe thuajini atë që keni dhe ndjeni sepse është më e bukur dhe ai do ta vlerësojë. Arient Zija.

- E kuptoj që për një femër është e vështirë të shprehet, por më mirë e shpreh dhe nuk të ngelet peng, sesa të mbash përbrenda dhe pastaj të vuash. Ia thua një herë e mirë dhe nuk e vret më trurin. Sido që të jetë përgjigjja e tij, ju do të lehtësoheni. Zemrën mund t’ia fitoni me sjelljen tuaj të dashur dhe njëkohësisht serioze. Ari.

- Bëhu shoqja e tij dhe qëndroji aq afër, sa një moment kur t’i largohesh ta ndjejë mungesën

tënde. Në atë moment ai do të kujtohet për ty dhe kur të pyesë pse u largove, thuaji që nuk mund të rrimë shokë sepse ndjej për ty. Atëherë shiko reagimin e tij. Bora.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.