Ç’kuptimkaëndrraime?

Gjyshja

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr gjyshen nga ana e mamit. Unë e përqafoja fort dhe qaja me lot e me zë. Nuk foli as ajo, as unë... Nuk mbaj më mend asgjë.

- Ëndrra tregon dashurinë e madhe që keni për këtë person që e keni parë në ëndërr. Është një dashuri e veçantë dhe e pakrahasueshme me asgjë tjetër. E qara dhe lotët janë ngushëllim në jetën e përditshme, pra, janë lajm i mirë për ju.

- Kam parë në ëndërr sikur më kishte blerë babai atlete të bardha. Pastaj sikur isha me një shoqe dhe po bënim plane që të flinim me të dashurin tonë. Ajo do t’u thoshte prindërve që do flinte te shtëpia ime dhe unë do t’u thoja se do flija te shtëpia e saj. Ajo më tha: “Imagjino sikur ta marrin vesh ata të shtëpisë sonë”. Unë i thashë: “Po s’ka ndonjë gjë, të dyja ne në fund do të fejohemi”. Pastaj shkuam te lagjja e kësaj shoqes, afër shtëpisë, ku ishte një vinç i madh dhe shumë baltë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Blerja e gjërave të reja në ëndërr, tregon se do të keni të reja në të ardhmen, lajme, ndonjë ngjarje pozi- tive, ndërsa biseda me shoqen nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i bisedave që bëni gjatë ditës. Ju të dyja mendoni dhe bëni plane për të ardhmen në lidhje me të dashurit që keni dhe unë uroj që t’ju realizohen. Ama, kujdes, asgjë nuk është e sigurt gjer në momentin që do ta bëni zyrtare lidhjen me familjen tuaj. Nëse vërtet e keni mbledhur mendjen se me këta djem doni të fejoheni, duhet t’ua hidhni ndonjë muhabet që ta bëni ëndrrën tuaj më konkrete. Ju uroj fat. - Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur isha në mes të detit me një varkë të vogël dhe aty ishte natë. Ndërkohë, te disa shkëmbinj në mes të detit formoheshin disa si drita të vogla dhe unë shkoja drejt tyre. Dua të di kuptimin e kësaj ëndrre... - Një ëndërr e tillë tregon që ndodheni në një situatë të vështirë dhe nuk dini se çfarë do të bëni, por po të kërkoni mirë, ka disa rreze drite për ju dhe mund t’ia dilni mbanë pa u shqetësuar fare. Varka e vogël në mes të detit tregon që jeni vetëm, ndërsa dritat janë shpresa, zgjidhja juaj. Mjafton të ndiqni instiktin, intuitën tuaj dhe do ta gjeni zgjidhjen për çdo

gjë, për këtë të jeni i sigurt.

- Kam parë ish- të dashurën që më shikonte, por sa e shikoja unë, ajo i mbyllte sytë me duar. Kjo më bënte të ndihesha shumë keq, sepse thoja me vete: “Çfarë do të thotë me këtë gjest ajo?”. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Mbulimi i syve nga ana e të dashurës suaj tregon se ajo refuzon t’i shohë gjërat siç dëshironi ju. Keni kontradikta me njëri-tjetrin dhe kjo duket shumë qartë edhe në ëndrrën tuaj, por në të njëjtën kohë, e mendoni njëri-tjetrin. Sytë drejt jush dhe shikimi juaj tregon që jeni ende të lidhur shpirtërisht me njëri- tjetrin. Gjer këtu tregon ëndrra, jo më shumë.

- E shoh shpesh veten sikur eci përmes pyllit, prandaj jam shumë kurioze të mësoj se çfarë kuptimi ka... Pres përgjigjen tuaj këtë javë, nëse mundeni. Faleminderit.

- Ëndrra tregon për një fazë kalimtare të jetës suaj, prej së cilës dëshironi të dilni sa më parë, por që po zvarritet. Nga ana tjetër, nëse pylli ka qenë i gjelbër, do të thotë se ka ende shpresë dhe nuk duhet të trembeni nga vështirësitë që po hasni, sepse edhe pas tyre, ka gjithmonë një të mirë. Ju uroj fat! - E kam parë veten sikur kthehem në shtëpinë ku kam kaluar fëmijërinë, por nuk është hera e parë që e shoh këtë ëndërr dhe për më tepër, më pëlqen shumë kjo gjë. Pres një parashikim... - Kthimi në shtëpinë e fëmijërisë, tregon edhe mall, edhe nostalgji për kohën e shkuar dhe për periudhën që keni kaluar në atë shtëpi. Diçka shumë e thellë dhe e pastër ju lidh me të; ndoshta keni nevojë edhe për pak relaks dhe të ktheheni siç keni qenë. Kuptimi tjetër i ëndrrës suaj është edhe përmbushja e disa nevojave bazë që keni. Kjo ju bën të ndiheni sikur jeni në rrugën e duhur, në shtëpinë që keni menduar gjithnjë. - Motra ime e ka parë veten të bërë nuse dhe sikur ne po i bënim dasmën. Mos vallë do të sëmuret? Nëna ime kështu thotë, kur sheh veten nuse... - Në radhë të parë, fustani i bardhë simbolizon pastërtinë dhe çiltërsinë e personit që e ka veshur në ëndërr. Në radhë të dytë, tregon gjithashtu se ajo është gati të nisë një lidhje serioze dhe të krijojë familje. Ëndrra nuk ka lidhje me ndonjë sëmundje. Shpesh, ëndërrimi për të realizuar këtë gjë, i bën që të kalojnë një gjendje ankthi, gjë që mund të shkaktojë edhe siklet shëndetësor. Në rastin e motrës, nëse është vetëm dhe ëndërron kaq shumë të gjejë princin e kaltër, mund të ndodhë që të kalojë një gjendje ankthi padashje.

- Nëse shikon në ëndërr sikur mbjell lule në kopësht, çfarë kuptimi ka? Eduarta.

- Mjellja e luleve është një ëndërr shumë e bukur, tregon besimin tuaj dhe optimizmin për të ardhmen. Lulet e gjelbërimi (sidomos kur mbjell) tregojnë mirësi, mëshirë, butësi, kënaqësi dhe dëshira për të ardhmen. Po kështu, tregojnë që keni një shpirt të pastër, jeni natyrë shumë e ndjeshme dhe do të donit t’ju trajtonin si një lule që mbillet dhe për të cilën kujdesesh gjatë gjithë jetës. Urojmë që jeta juaj të jetë e tillë dhe të gjeni atë çfarë kërkoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.