UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- I dashur Dash Shehi! Tashmë është i publikuar dhe certifikuar respekti im për ty dhe Agron Duken, por ti “prodhon” përditë “oksigjen” për njeriun e thjeshtë. I tillë qe edhe rasti i bisedës me Ilva Taren. Vërtet, shumë gjëra kanë shkuar në absurd, siç thua ti. Të lumtë që e vë gishtin në plagë, i nderuar Dashamir Shehi!

- Miqësia jonë daton prej më shumë se 10 vjetësh, i dashur Kadri Morina. Edhe shumë, edhe pak, për të “zbërthyer” gjithë shpirtin tënd. Për të thënë, për shembull, që dhe 19 mijë dollarë për të përmbyturit 2015-ës. Por ky urim, sot, shkon posaçërisht për stafin e ngushtë të “EURO-SIGUT”, aty te zyrat, përballë piramidës. Njerëz vërtet të edukuar, njerëz vërtet të përgatitur për sfida. I uroj nga zemra, i dashur miku im Kadri.

- Si shpjegohet që sa herë vij te posta për të dërguar zarfat me gazetën “Intervista”, ndjej një sëkëlldi kur ti nuk je në turn, e dashur Valbona?! Si shpjegohet që kam ekstra-sistola të zemrës, kur ti je aty? Nuk është kaq kollaj t’ia gjesh emrin. Ajo që i afrohet më shumë, është mirësia jote e pafund, e dashur Valbona Paja! Ti, gocë skrapari, e rritur në Lezhë, që ke gjithë nurin e pranverës mbi vete! Lum ai!... (E di vetë ti për kë është fjala) Unë vetëm të uroj shumë, shumë lumturi!

- Rikandidimi yt për kryetar bashkie në Kukës, vetëm sa më gëzoi shumë, i dashur Hasan Halili. Bashkë kemi komunikuar vetëm me letra, por më vjen mirë që mendime shumë pozitive kanë për ty miqtë tanë të përbashkët, Flamur Hoxha dhe Viktor Tusha. Të uroj ta administrosh sa më mirë fitoren e sigurt, miku im Hasan Halili. Urime edhe një herë!

- Një ditë, një javë, një vit, mund të jetë një alibi e sigurt për të harruar një njeri. Se, koha bën të veten, thonë, por jo gjithmonë, i dashur Shefit Kastrati. Jo kur kam të bëj me njerëz me zemër të madhe, që i do dhe i respekton njerëzit, sidomos fëmijët jetimë. Pyes: Çfarë interesi ke ti që më ndihmon për librat? Asnjë! Po, ja që zemra dhe besimi te Zoti të shtyjnë drejt së mirës. Kështu mbetsh në vite e dekada, i dashur Shefit!

- Diku pashë në televizion se edhe gruaja jote është biznesmene dhe që është Mirditore, i dashur Nikolin Jaka! Ti e di sa e respektoj unë atë. Në këtë kuptim, them se “të ka rënë bixhoz”, si thotë fjala, ndërsa për ty, e kam thënë, e them dhe do ta them: Xhentëllmen. Të uroj gjithë të mirat, miku im!

- Shkoj në Vaun e Dejës dhe, edhe Mark Babani, edhe bashkëshortja, më thanë “Elin e kemi si vëlla”. Shkoj në Lezhë te fabrika “INKUS” dhe edhe atje fjala plot respekt. Pa diskutuar për Elvis Roshin në Kavajë edhe Agron Dukën, në Durrës. Pyes: Përse të duan dhe respektojnë kaq shumë njerëzit, kudo në Shqipëri, i dashur Elidon Rugia? Nuk mendoj se është vetëm fabrika “KORAL” apo peshku, si lëndë e parë. Diçka më e thellë, që lidhet me edukatën tënde, do t’i afrohej shpjegimit. Të uroj fort, njeri i mrekullueshëm, Elidon Rugia!

- Ke bërtitur, ke sharë, ke protestuar “Olee”, të gjitha i ke bërë, i dashur Erion Kristo. Vetëm me mua nuk ke pirë kafe, edhe pse e di që të dua shumë për shumë gjëra. Në radhë të parë, për neverinë që ke ndaj padrejtësive. Puthi fort kalamajtë, i dashur Erion. Urime kudo!

- Para shumë vjetësh, të respektoja si një vogëlushe trupgjatë dhe si vajzën e mikut tim Gjerakut. Tani, e dashur Desara, të uroj fort për origjinalitetin e emisionit “DA’Sara”. Të ka dhënë Zoti një shans: Të jesh e spikatur. Uroj të mbash fort e dashur “DA’Sara”.

- Në Shqipëri është si modë që të jesh fans i ndonjë këngëtareje apo sportisti. Po, për atë Zot, mua më hidhet zemra përpjetë kur shoh njerëz si ti, e dashur Mesila Doda, që luftojnë aq fort për drejtësi shoqërore. Dhe jo vetëm në fushën e krimeve ndaj komunizmit, ku ti spikat. E kam për fat që të njoh dhe të respektoj shumë. Madje, edhe për modelin e veçantë të flokëve. Të përqafoj dhe të fala Kelit. Puthi fort fëmijët. Urime.

- Ajo lloj gjendjeje shpirtërore në të cilën të takova paraditen e 20 marsit 2015 është tipike vetëm për njerëzit që kanë sedër. Që kanë “kaull”, thotë populli. Që kanë “shtyllë kurrizore”, thotë krahasimi metaforik. Edhe për këtë të vlerësoj kaq shumë, i dashur Përparim Sanxhaku. Paç gjithnjë mbarësi.

- Për të bërë pak humor: Ndjeva një gëzim më shumë ditën e sh- tunë me datë 21/03/2015. Andej nga liqeni, pashë në kohë të ndryshme, tek bënin lëvizje, dy miq të mitë të shtrenjtë: Luan Lekën e EHVV-së dhe Dhori Kulen, rektorin e UTsë. Si është jeta: Të dy kanë portrete në më shumë se një libër timin. Tani, na bashkon edhe liqeni. Urime nga zemra!

- Dorëheqja jote e pritshme dhe shumë burrërore, vetëm së më mbushi me krenari, që jam njëri nga miqtë e tu, i dashur Baftjar Zeqo. Nuk do jesh më kryetar i Bashkisë, por do të jesh po ai Baftjar, i respektuar nga mijëra njerëz, në Fier dhe jo vetëm! Të përqafoj fort miku im.

Përshëndes Xhelajdinen Vl., Nardin Dr. Flutrën Kj. Florën, 2 Marsidat nga Kj. Luljeten Kj. 3 Anat, Anen Kj. Anen Tr. Anen Korcë, Anitën Tr., Zynyun Kj. Besin Kj., Enrikun Vl. nga Xhelozja e Nardit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.