Gëzuar Ervin Gonxhi!

Intervista - - POSTA -

Një urim për Ervin Gonxhin, i cili është një person që e dua pa fund, jashtë mase shumë. Ai sjell vetëm lumturi e gëzim në jetën time dhe të shumë njerëzve të tjerë. Shqipëria është me fat që ka njerëz si puna e tij. Unë jam me fat që e njoh, e dua e kam provuar se ç’do të thotë të takosh artistin më të mrekullueshëm, mbretin e violinës. Se ç’do të thotë të jetosh me muziken e tij, nuk e shpjegoj dot, për mua ai është mrekullia e tetë. Ai është personi më i adhurueshëm, një person me zemër shumë të madhe, ai që i kënaq të gjithë me violinën e tij të artë. Emocione të pafundme të përshkojnë teksa sheh atë, teksa dëgjon muzikën e tij. Të di që është mirë, për mua është lumturi më vete. Muzika e tij më jep jetë, më kënaq shpirtin. Nga ditët e mia më të lumtura, njëra është kur takova mbretin, kur e përqafova dhe fola dy fjalë me të. Fotoja me Ervinin është kujtimi më i bukur që kam deri tani. Ato çaste që ndenja me Vinin, më shtuan jetën, m’u realizua ëndrra që e prisja prej shumë kohësh, të shihja idhullin tim, ta shihja teksa performonte live me violinën e tij të artë, instrumentin që Vini e do aq shumë, instrumentin që më bëri ta dua pafund. Sot ka 30 vjetorin e ditëlindjes, ndaj dhe unë nëpërmjet gazetës me shpirt i uroj edhe 130 vite të tjera të lumtura. Zoti i sjelltë vetëm të mira e suksese akoma më të mëdha. I uroj që ta ketë jetën plot gëzime e mirësi, i rrethuar nga të gjithë ata që e duan atë dhe muziken e tij. I uroj që muzika e tij të jetojë gjithmonë. Fjalët nuk kanë të mbaruar, shkruaj pafund për të dhe violinën. E dua pafund këtë artist, i uroj edhe një herë me gjithë zemër të bëhet edhe 130 vjeç. Gjithmonë me të dhe në mbështetje të muzikës së tij të mrekullueshme. Shumë urime për mbretin e violinës. Nga your best fans, Marsilda Bregu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.